Superliga/ Skënderbeu rrëzohet sërish, Bylis-Vllaznia mbyllet në paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet Bylis-Vllaznia dhe Laç-Skënderbeu kanë mbyllur javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Këto dy ndeshje u luajtën ditën e sotme, ndërsa tre takimet e tjera u mbyllën në fundjavë. Takimi midis Bylisit dhe Vllaznisë është mbyllur në paqe me barazimin 2-2, duke u ndarë me nga një pikë secila.

Saga e golave u startua nga Renato Malota për ekipin e Vllaznisë që në minutën e 2-të të lojës, ndërsa vetëm një minutë më pas lojtarët e Ballshit kanë arritur që të barazojnë rezultatin me anë të Valentino Muratajt. Ndërsa në minutën e 7-të të lojës do të ishin sërish këta të fundit që do të shënonin, ku Edison Ndreca mundi që të dyfishonte rezultatin për skuadrën e tij. Sfida vazhdoi me këto shifra deri afër fundit të pjesës së parë, ku Gilman Lika shënoi në minutën e 44-të për shkodranët.

Fraksioni i dytë i lojës pati po ashtu një sërë rastesh për të shënuar, por që nuk u finalizuan. Ky takim u mbyll me barazim dhe aktualisht Bylisi renditet në vend të katërt, ndërsa Vllaznia vazhdon të qëndrojë e 7-ta.

Takimi midis Laçit dhe Skënderbeut, në ndryshim nga ndeshja tjetër u mbyll me një fitues. Kurbinasit arritën që të merrnin tre pikët në shtëpi duke kaluar kështu në vendin e 3-të të kategorisë, ndërsa korçarët vazhdojnë të mbeten në vend të tetë. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazimin 0-0, ku pavarësisht rasteve asnjëra prej skuadrave nuk mundi të shënonte.

Duhej të vinte minuta e 52-të e lojës që skuadra e Laçit të mund të shënonte golin e parë dhe të vetëm të saj për këtë ndeshje me  anë të Redon Xhixhës.

Java e 21-të e Superligës do të zhvillohet po ashtu në dy ditë, midis datës 7 dhe 8 shkurt.

Lexo edhe :  Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Ndeshjet dhe oraret e javës së 21-të:

Vllaznia-Tirana  07/02/2020 ora 18:00

Skënderbeu-Bylis 08/02/2020 ora 14:00

Kukësi-Laç  08/02/2020  ora 14:00

Partizani-Flamurtari 08/02/2020 ora 17:00

Teuta-Luftëtari  08/02/2020 ora 17:00/Fjala.al/

Të fundit

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se...

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor...

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës....

Lajme të tjera

Web TV