Vrasja makabre e foshnjës 8 muajshe, dënohet me vdekje 48-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një ngjarje e rëndë për të cilën kanë përfunduar hetimet dhe madje edhe gjykimet. Një burrë dhe një grua janë vënë nën akuzën e rëndë të vrasjes së një foshnjëje vetëm 8 muaj-she. Nëna e vet bashkë me mikun e saj janë personat përgjegjës për atë krim të rëndë ndërkohë që bëhet me dije se autori do të dënohet edhe me vdekje.

Autori i vrasjes!

Sipas medieve, bëhet me dije se krimi makabër i ndodhur në Bjellorusi tregon një burrë 48-vjeçar që ka kryer aktin e tmerrshëm të vrasjes së një foshnje 8 muaj-she duke i këputur kokën. Dënimi i dhënë për bjellorusin që kreu këtë akt është ekzekutimi me vdekje me një plumb në kokë. Sipas të dhënave ai quhet Viktor Syarhel, mik i familjes, i cili ndodhej në banesë së bashku me nënën e vajzës dhe ishin duke pirë para se të ndodhte vrasja makabre. Dyshohet se vajza ka qarë duke iu prishur qetësinë e për pasojë edhe në pije e sipër ta ketë kryer aktin.  Nëna e vajzës, Nataliya Kolb, 26 vjeç, është dënuar me 25 vjet burg si bashkëpunëtore në vrasje.

Vogëlushja është gjetur nga babai i saj i cili, kur u kthye në banesë me dy fëmijët e tjerë përkatësisht 4 dhe 6 vjeç, pa skenën horror, vajzën e tij pa kokë dhe vendin të mbushur në gjak. Siç dihet Bjellorusia është i vetmi shtet në Evropë që ende jep masë dënimi me vdekje për krime të rënda, madje duke përcaktuar edhe se me çfarë do të ekzekutohet personi! n.k/Fjala.al/

Të fundit

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV