OFL i sekuestroi pasuritë, i akuzuari kthehet në Shqipëri: Nuk e njoh Hajrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardian Doçaj ishte një prej personave të cilëve sot iu sekuestrua pasuria në Shkodër në kuadër të “Operacioni Forca e Ligjit”. Por në një prononcim për emisionin “Repolitix” në Report Tv, Doçaj ka deklaruar se ndodhet jashtë Shqipërie, ndërkohë që për aksionin ka mësuar nga mediat.

Duke mohuar të ketë lidhje me bandën Hajri në Shijak dhe zhdukjen e Jan Prengës, Doçaj ka njoftuar se po rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me autoritetet.

Ardian Doçaj thotë se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar asnjëherë personat e arrestuar për Jan Prengën.

Si quheni? 

Ardian Doçaj.

Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?

Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.

Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?

Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.

Të kujt?

Të Jan Prengës.

Ju e njihni këtë person?

Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.

E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë?

Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.

Po Altin Hajrin?

As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.

Nuk e keni parë asnjëherë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku.

Lexo edhe :  Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…

Ka 15 vite që jetoj në kurbet.

15 vjet ?

Po.

Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?

Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.

Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje ?

Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë.

Pamjet/ Forcat speciale të armatosura rëndë, hyjnë në vilat luksoze të “bosëve” shkodranë

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV