Për 19 shqiptarë ka marrë fund “ëndrra britanike” kur janë zbuluar brenda një kamioni nga policia holandeze. Ata u identifikuan në Hoek të Holandës, ndërkohë që prisnin të transportoheshin drejt Britanisë së Madhe.
17 gra dhe 2 burra ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit dhe ishin nga mosha 19 vjeç deri në 43 vjeç.
Policia ka arresutar shoferin e kamionit, 47 vjeç nga Rumani, i cili duhet të japë tani shpjegime përse shqiptarët ishin futur si klandestinë në mjetin që drejtohej prej tij.