“Jemi gabelë”, kërkesa e çuditshme në Irlandë: Na jepni azil, në Shqipëri na vrasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje shqiptare me 5 anëtarë ka humbur çështjen në një Gjykatë Apeli në Irlandë, ku kundërshtuan vendimin e deportimit në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë i përkasin komunitetit rom, por ata kishin mbërritur në vitet 2005 dhe 2008 në Irlandë dhe aplikuan për azil.

Duke cituar mediat irlandeze, shtetasit shqiptarë e kishin identifikuar veten si pjesë të “grupit etnik gabel”, dhe frikësoheshin për jetën e tyre në Shqipëri. Babai i familjes pretendonte se vëllai i tij ishte martuar në vitin 2004 me një grua jo-rome, por familja e nuses nuk e pranoi martesën dhe e vrau.

Sipas asaj që deklaronte përpara autoriteteve irlandeze burri me shtetësi shqiptare, denoncimi nuk u bë në polici për vrasjen sepse “një anëtar i grupit gabel (në Shqipëri) nuk mund të shkonte në polici pasi do të keqtrajtohej dhe familja e viktimës do të hakmerrej”.

Edhe pse termi “gabel” është racist dhe nuk ekziston në legjislacionin shqiptar, anëtarët e familjes identifikoheshin vazhdimisht si të tillë.

Por ky pretendim i shtetasve shqiptarë nuk i ka bindur autoritetet irlandeze, të cilat kanë marrë vendim për deportimin e tyre në Shqipëri. Edhe pas disa vitesh betejë ligjore, familjes me shtetësi shqiptare iu mohua e drejta e kthimit në Irlandë me vendimin e marrë së fundmi nga Gjykata e Apelit./Fjala.al

*Termi “gabel” është përdorur nga vetë shtetasit shqiptarë gjatë aplikimit për azil në Irlandë

Të fundit

Pronarët trëmbeshin nga tatimi!/ Rivlerësimi ‘zhbllokon’ shitjen e pronave luksoze

Vilat luksoze, apartamentet dubleks, apo bizneset mëdha etj… do të përfitojnë më shumë nga rivlerësimi i pasurive, pasi ju...

Biletat e “Final Four”, tifozët ankohen për çmimet e larta

Prej ditësh vijon shitja e biletave të gjysmëfinales së sotme. Në sektorin “N” do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori “S” është i rezervuar...

SPAK lëshon 43 urdhër arreste/ Gazetarja zbardh detaje të bujshme nga megaoperacioni

Gazetarja Etleva Delia thotë se operacioni i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ku u lëshuan 43 urdhër arreste, është vijim i operacionit “Metamorfoza...

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Duket se çështja e rrogës mbetet ende tabu për shumë njerëz, të cilët nuk duan ta ndajnë këtë informacion me kolegët apo miqtë. Ekspertët...

Zyrtare/ Juventus shkarkon trajnerin Massimiliano Allegri me efekt të menjëhershëm

Massimiliano Allegri e mbyll në mënyrë të shëmtuar epokën e tij të dytë te Juventusi. Tekniku livornez, që u rikthye te bardhezinjtë në vitin...

Lajme të tjera

Web TV