“Vdes Ismail Kadare”, sulmi kibernetik ‘gropos’ ministren e Kulturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm fake po qarkullon në media ku pretendohet se ka vdekur shkrimtari i njohur Ismail Kadare. Ky lajm ka qenë vetëm pjesë e një sulmi kibernetik që i është bërë ministres së re të Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  të Kosovës, Vlora Dumoshi.

Konkretisht ka qenë një adresë në Twitter, e cila mban identitetin e ministres, që ka shpërndarë lajmin se shkrimtari Kadare ka ndërruar jetë.

Postimi i saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa në një prej statuseve, në gjuhën angleze, në këtë faqe thuhej se lajmi mbi vdekjen e Kadaresë konfirmohej dhe nga ministrja e Kulturës.

Ministrja Dumoshi ka reaguar  në profilin e saj në ‘Facebook’, ku ka thënë se ajo nuk ka asnjë llogari në Twitter.

“Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Twitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake news. Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, ka shkruar Dumoshi./Fjala.al

Të fundit

Qëndrimi për Gazën: Papa Françesku na dha udhëheqje morale në kohë amorale

Me shprehjen e tij të çiltër për fyerjet e Izraelit, Papa i ndjerë tregoi hipokrizinë e mediave dhe politikanëve Owen...

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Ndërkohë që ende në disa...

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në botë që ka krijuar vetë...

Lajme të tjera

Web TV