VIDEO-Ishte kthyer në makthin e Tiranës/ Kapet hajduti i biçikletave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçar që ishte shndërruar në makthin e Tiranës, pasi vidhte biçikleta në çdo rrugë të kryeqytetit është arrestuar më në fund nga policia.

Pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 35-vjeçarit me inicialet E. T., 35 vjeç.

Njoftimi i policisë: Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, një 35 vjeçar që kryente vjedhje biçikletash.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të biçikletave të ndodhura më parë

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e  personit që dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletave,  bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. T., dyshohet se në datën 03.02.2020, rreth orës 11.00, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J.P.

Po në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga ky shtetas dhe konkretisht :

Me datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K.Gj.

Me datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.Q.

Më datë 28.01.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.Z.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

Të fundit

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me...

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë...

Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa herë që flet për vendimet...

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne kishim rënë dakord që do...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Lajme të tjera

Web TV