A duhet të largohet Basha? Bujar Nishani përgjigjet si Fatos Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bujar Nishani i ka dhënë përgjigje pyetjes së shumë diskutuar kohëve të fundit në politikën shqiptare. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku, nëse kryetari i Partisë Demokratike do japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet, është shprehur se askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Ajo që bie në sy në përgjigjen është pakuptueshmëria e lehtë e fjalës së tij, e cila të rikujton fjalimet e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Sipas tij kjo nuk mund të jetë temë diskutimi sepse kjo pyetje e politizon situatën.

“Unë e kam dëgjuar edhe këto ditë këtë. Të diskutosh apo devijosh diskursin politik para zgjedhjeve te mundësia e largimit të kryetarit dhe probabiliteti i largimit të kryetarit, absolutisht e fut të gjithë subjektin tënd politik, e fut në tezën e disfatës. Politika është perceptim dhe ti e di ndoshta më mirë se sa unë se je analist dhe gazetar i vjetër. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Por që ta devijosh diskursin politik a do të iki, a s’do të iki lideri, ti e ke futur forcën tënde politike në një diskurs absolutisht disfatist që nuk i shërben asgjë. Prandaj, unë mendoj që do të jetë shumë gabim për këdo nga ana e Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj nëse e kthejnë në diskutim. Nuk mund të jetë objekt diskutimi kjo gjë. Ne futemi në zgjedhje për të fituar. Ju si gazetar jeni në të drejtën tuaj dhe ju kërkoni të eksploroni mendime dhe qëndrime por kjo nuk mund të bëhet në parti.”, është shprehur Nishani.

Të fundit

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në...

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Shqipëria, lider për energjinë e rinovueshme

Shqipëria ka prodhuar me shume energji te gjelbër sesa ka konsumuar.Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023 ku...

Lajme të tjera

Web TV