Rrëmbimi i Dodë Prengës, ja si kalohet trupi nga një mjet në tjetrin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet horror të kalimit të trupit të pukjanit Dodë (Jan) Prenga, nga njëra makinë në tjetrën tashmë janë siguruar  nga gazetarja Anila Hoxha. Ato posedohen nga laboratori kriminalistik nga i cili po bëhen edhe verifikimet e para për të gjithë personat e përfshirë në ato pamje. Bëhet me dije se ekziston një kamera e cila ka bërë filmimet edhe brenda ambienteve të resorit tashmë famëkeq ku u tha se u mbajt për rreth 7 orë trupi i pajetë i Prengës. Policia dhe ekspertiza nuk kanë ende trupin për të dalë në konkluzion konkret në lidhje me faktin se kur ka ndërruar jetë 49-vjeçari, por tashmë eksitojnë prova të pakundërshtueshme se Prenga është nxjerrë i pajetë nga ambientet e atij hoteli dhe është dorëzuar në duart e pronarit të kësaj ndërtesë, Altin Hajri.

Bëhet me dije se nga pamjet filmike që ekzistojnë bie në sy fakti që trupi i pajetë ka dalë thuajse i krejtësisht i zhveshur. Trupi i tij është zhdukur, ndërkohë që në pranga janë pesë persona që kanë qenë pjesë e stafit të punës në atë resort. Policia dhe prokuroria, referuar këtyre pamjeve kanë ndaluar personat që kanë dalë video si aktiv në kryerjen e punëve me trupin e pajetë të pukjanit. Festim Bexhdili është edhe personi që pretendohet se ka pranuar bashkëpunimin me prokurorinë për të hedhur dritë mbi krimin horror ku iu mor jeta një të pafajshmi për pazare droge që nuk dihet se kur dhe ku kanë nisur dhe përfunduar. Policia tashmë ka nisur të nxjerrë detaje nga ajo ngjarje e rëndë, të cilën nuk e ndoqi për plot 10 ditë, kohë kur jo vetëm ishte e mjaftueshme për të zhdukur trupin e Prengës, por edhe për tu ‘zhdukur’ protagonisti i kësaj ngjarjeje, Altin Hajri.

Lexo edhe :  5 Maji/ Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Në videon që posedon tashmë grupi hetimor shfaqet makina e vjedhur më 26 nëntor, ditën e tërmetit, në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës. Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pajetë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarve. Madje në një moment, pamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe i fusin në qese të zeza. E njëjta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND. n.k/Fjala.al/

Të fundit

E trishte/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Ai gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord...

Biden uron Pashkët ortodokse: Lutemi për paqen dhe drejtësinë për të gjithë njerëzit

Pashkët ortodokse të festuar nga miliona të krishterë në mbarë botën u u uruan nga Joe Biden. “Jill dhe unë u dërgojmë urime të ngrohta...

Nga 3 mijë euro në…/ Menaxheri tregon si paguhen këngëtarët nëpër koncerte: Luizi…

Jemi në fillimin e sezonit veror 2024 dhe menaxheri i vipave Xhani Demnika ka ardhur në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ka zbuluar...

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Spiropali: Drejtësia të jetë e pamëshirshme ndaj dhunës!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 39-vjeçare me 3 fëmijët e mitur...

I kini ditur? Ushqimet që s’duhet t’i hash kurrë me stomakun bosh

Ha mëngjes dhe sërish e ndjen stomakun të rëndë, ke djegie, urth? Fajin mund ta ketë ushqimi që ke konsumuar. Kos dhe nënprodukte të tjera...

Lajme të tjera

Web TV