Veliaj në SPAK/ Dëshmova si bashkëpunëtor, Berisha dhe Meta s’janë burra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur pyetjeve të dy hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për rreth shtatë orë. Veliaj është pyetur për çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa ka hedhur edhe akuza ndaj kundërshtarëve politik. Në të njëjtën kohë që Veliaj doli nga SPAK opozita mbajti protestën e radhës para bashkisë.

Për herë të parë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është thirrur në SPAK ku për 7 orë i është përgjigjur interesit të dy oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në lidhje me inceneratorët. Ashtu siç e lajmëroi edhe vetë, Veliaj dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme edhe dosjen lidhur me hetimet. Teksa ishte duke hyrë në ambientet e SPAK, Veliaj u përball edhe me thirrjet e disa qytetarëve që e quajtën “hajdut”, të cilët ndodheshin aty, në krye të të cilëve ishte ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu. Përgjigjja nuk u mungoi nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i tha Klevis Balliut që hajdut t’i thotë “Fahriut me makinë 100 mijë euro”. Me një fletëthirrje të firmosur nga prokurori Dritan Prençi, Veliaj është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Pas 7 orësh pyetje nga dy agjentët e BKH-së, Veliaj ka dalë nga zyrat e SPAK ku para gazetarëve tha: “Së pari do doja të falenderoja kolegët e SPAK, një institucion me të cilin nuk kisha pasur të bëja më së pari por që pas këtij takimi ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari në Shqipëri, është krijuar një institucion serioz. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është të mos i përgojojmë institucionet, por të bashkëpunojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që e kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga bashkia me 37 euro toni dhe sesi ky proces ishte komplet një gjë tjetër, e pakërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës. Sigurisht që u thanë edhe detaje të tjera por mu kërkua që për çështje sekreti hetimor dhe çështje etike që mos t’i ndaj me gazetarët”-the Veliaj. Gjithashtu pati edhe një mesazh për kundërshtarët të cilët në një lloj mënyre i sfidoi, duke pranuar të paraqitet në institucionin hetimor. “Ndihem më i lehtësuar që pata mundësinë më në fund të them fjalën time. Besoj se edhe armiqtë e mi ndihen më të qetësuar”. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shoqërohej nga drejtori i PR, Aurel Boriçi dhe nga Alban Dokushi, drejtori juridik. Prokurorët e kanë listuar emrin e tij në listën e personave që do të pyeten edhe për dosjen 5D. Pasi Veliaj ka dalë nga SPAK, nisi protestën para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita. Këshilli Bashkiak ka nisi mbledhjen ndryshe nga herët e tjera, duke zhvilluar diskutimin online. Por më i ashpër Veliaj ka qenë në fjalën që mbajti në Këshillin Bashkiak, i cili u zhvillua online për shkak të protestës së opozitës para bashkisë. Ai ka shigjetuar Berishën dhe Metën, duke u thënë se “nuk janë burra” për tu përballur me drejtësinë. “Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin. Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes, kanë vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët”-thë Veliaj.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Arrestimet

GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në “arrest shtëpie” janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim. Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin. Ndërkohë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i dënuar për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, (6 vite 8 muaj burg për Fierin dhe 5 vjet e 8 muaj burg për Elbasanin) këtë radhë u paraqit në Gjykatën e Posaçme për një tjetër akuzë që SPAK i ngarkon për inceneratorin e Tiranës, atë të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Gjatë fjalës së tij Koka ka deklaruar se akuzat e ngritura për të dhe stafin janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

 

Të fundit

Çmenduria nuk ka fund! Makina iu përmbys në mes të rrugës, të aksidentuarat bëjnë selfie

Po, po saktë e lëxuat. Pesë gra në Meksikë, fill pas akistentit rrugor që bënë, me gjak nëpër fytyrë...

Më 3 qershor hapen regjistrimet për çerdhet, më 10 qershor aplikimet për kopshtet

Ndërtimi i çerdheve dhe kopshteve të reja në Tiranë, ka qenë emergjente. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës Zhaneta Beqiri...

Pirja e cigareve elektronike për një periudhë të shkurtër kohore mund të shkaktojë astmë

Shkencëtarët nga Universiteti i Hjustonit kanë publikuar një studim që tregon se njerëzit që pinë cigare elektronike në një periudhë shumë të shkurtër kohore mund të...

“Shpirti im ka folur”, rikthehet Mozzik, ja ‘dhurata’ e tij për fansat

Këngëtari Gramoz Aliu i njohur me emrin e artit si (Mozzik) e ka gati albumin e tij të ri. Prej kohësh, reperi ka njoftuar...

Japonia nxjerr pajisjen e parë në botë 6G

Teknologjia ka përparuar ndjeshëm ndërsa lidhja e internetit është përmirësuar në mbarë botën. Ai mundëson që pajisjet dhe aplikacionet tona të bëhen më efikase...

Lajme të tjera

Web TV