Përgatituni, stuhia “Kiara” do godasë Shqipërinë për Shën Valentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër është dita e Shën Valentinit dhe shumë çifte kanë planifikuar se ku do ta kalojnë këtë ditë speciale. Por, urojmë që moti i keq mos t’ju prishë punë.

Meterologët parashikojnë se nesër më 14 shkurtit pritet që stuhia e fuqishme ‘Ciara’ të godasë edhe Shqipërinë.

Lajmi është konfirmuar nga sinoptikania Adiola Bani e cila deklaron se vendi ynë do të mbetet në periferi të kësaj stuhie, dhe ajo që paraqitet problematike do të jetë dita e nesërme.

Sipas saj, do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash që sot gjatë natës, duke sjellë reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit dhe nesër gjatë mesditës, do kemi reshje mesatare dhe lokalisht intesive.

Urojmë që moti i keq të mos ju prishë planet për nesër, por gjithsesi një çadër të madhe mos e hiqni për asnjë moment nga dora.

Kjo stuhi ka qenë shumë problematike për Kontinentin Evropian. Por vendi ynë do të mbetet në periferi të kësaj stuhie dhe ajo që paraqitet problematike do të jetë dita e nesërme. Ku do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash që sonte gjatë natës, duke sjellë reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit dhe nesër gjatë mesditës do kemi reshje mesatare dhe lokalisht intesive. Reshjet më të dendura do jenë në zonat veriore dhe zonat verilindore të vendit.

Përsa i përket erës që shkakton dëmet më të mëdha të shoqëruar me shi, do të jetë problematike vetëm në brigjet detare, sonte gjatë natës deri nesër në mesditë me shpejtësi 65-70 km/h.

Duke filluar që nga mesdita e nesërme, do të kemi rënie të intensitetit të erës dhe përmirësim të kushteve të motit. Puna në port nuk do pezullohet, sepse për t’u pezulluar era duhet të jetë më e fortë.

Duke qenë se kemi vranësira dhe reshje në gjithë territorin, sigurisht që presim edhe rënien e temperaturave. Më i ndjeshëm do jetë gjatë mesditës së nesërme me të paktën tre gradë, kryesisht në territorin verilindor të Shqipërisë.

Ditën e shtunë duke qenë se do ketë edhe diell, do na sjellë një rritje graduale të vlerave termike nga dita në ditë, duke patur kështu temperaturë normale për muajin shkurt”, shprehet Adiola Bani.

Të fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të bashkëjetoni

Përveç anës emocionale të marrëdhënies, ka një sërë çështjesh praktike që nuk duhen nënvlerësuar dhe të cilat duhet të...

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar. I mituri u...

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Lajme të tjera

Web TV