Tiranë/ Tatimorët nisin kontrollet, gjoba për 251 subjekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas monitorimeve të vazhdueshme në terren, drejtoria e Tatimeve ka vendosur gjoba në 251 subjekte në Tiranë

Sipas tatimeve janë 946 kontrolle të ushtruara dhe 251 shkelje të legjislacionit tatimor. Sakaq bëhet me dije se 30 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor, 5 u janë bllokuar ambientet për moslëshim kuponi tatimor, 36 për punonjës të padeklaruar, nga të cilët 24 subjekte “biznes i vogël” dhe 12 subjekte “biznes i madh”.

“Janë 30 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). 36 tatimpagues u gjetën me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 24 subjekte “biznes i vogël” dhe 12 subjekte “biznes i madh”.

6 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. 54 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion”, shkruhet në faqen e tatimeve.

Të fundit

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Lajme të tjera

Web TV