Tronditet Shkupi, grabitja përfundon me dy të vdekur, njëri shqiptar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se gjithë hapësira ku ka shqiptarë do të sjellë patjetër ngjarje të pazakonta. E tillë është shënuar orëve të para të ditës së sotme edhe në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, ku një tentativë për grabitje ka përfunduar në një ngjarje horror. Dy të vdekur dhe gjithë xhiroja e rrëmbyer janë pasojat e një përleshjeje me armë mes rojeve të kazinosë dhe personave të maskuar dhe të armatosur që kishin shkuar për të grabitur. Ngjarja është mësuar pak çaste pasi ka ndodhur ndërkohë që policia ende nuk ka mundur t`i kapë autorët e krimit të rëndë. Ka qenë dikasteri i brendshëm që ka dhënë detajet për ngjarjen, ndërkohë që priten detaje shtesë në orët në vijim.

Përplasje me pasojë dy viktima në qytetin e Shkupit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave mësohet se ka patur një tentativë për grabitje ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova. “Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje.

Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  “Central Recorder”: Zbuloni rivierën shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

 

Të fundit

“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat”

Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë  kundër ligjit të ri që i takson nga...

‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, shkon në 81 numri i viktimave

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Keninë kanë vrarë 181 njerëz që nga marsi, me qindra mijëra të detyruar të lënë shtëpitë...

Argita, shkaku i ‘divorcit’ Berisha-Meta, SPAK do t’i ‘bashkojë’?!

Nga Jakin Marena Berisha nuk ia fal Metës strukjen nga frika e SPAK, aq sa të mos i dalë as me një deklaratë në mbrojtje...

Champions League/ Formacionet zyrtare të gjysmëfinales Dortmund-PSG

Dortmundi dhe Paris Saint-Germain do të përballen në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Formacionet zyrtare: Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels,...

Çmimi i naftës më i ulëti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane

Çmimet e naftës ranë me rreth 2% të mërkurën, niveli më i ulët në shtatë javët e fundit. Analistët besojnë se rënia është ndikuar...

Lajme të tjera

Web TV