Policia i bllokoi 12 mijë Euro, vajza: S`bëj transfertë parash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë 20- vjeçare është proceduar penalisht dy ditë më parë për “Mosdeklarim të vlerave monetare në kufi”, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur me vete një shumë parash prej mbi 12 mijë eurosh, ka dhënë dëshminë e parë. Burime nga Policia Kufitare thanë se gjatë marrjes në pyetje, pasi i janë zbuluar paratë që kishte me vete, vajza ka deklaruar se nuk kishte dijeni se sa ishte shuma që lejohej pa e deklaruar.

Ajo ka mohuar akuzat e policisë duke iu bërë me dije edhe arsyen e kalimit me atë shumë në aeroport. Por vajza ka kundërshtuar edhe rrëmbimin e parave që i ka bërë policia. Ajo është shprehur se po udhëtonte jashtë vendit për të bërë shoping dhe kjo ishte arsyeja pse kishte një shumë të tillë parash me vete. “Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme. Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases I. K., banuese në Tiranë, iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV