Gara për Kumbullën, Interi drejt marrjes së shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Performanca e Marash Kumbullës këtë sezon tërhoqi vëmendjen e të gjithë klubeve të Serisë A, por jo vetëm.

Interi është një nga skuadrat që do me domosdoshmëri që ta marrë shqiptarin në radhët e veta. Duket se drejtuesit e zikaltërve  Marotta dhe Ausilio, duan që ta marrin mbrojtësin dh për këtë arsye kanë zhvilluar edhe takim me menaxherin e tij, Gianni Vitali, në rastin e huazimit të Dimarcos te Verona.

Për lojtarin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit javët e fundit po kërkon me këmbëngulje që ta marrë edhe presidenti i Napolit, De Laurentis, i cili kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij Setti për 21 milionë euro, plus 4 milionë bonuse.

Vetë Kumbulla, nuk ka ndezur dritën jeshile për të pranuar transferimin poshtë Vezuvit, duke i ngrirë bisedimet, pasi duket se ai dëshiron më shumë kalimin te skuadra e Interit. Krerët e zikaltërve e kanë takuar disa herë menaxherin e mbrojtësit me origjinë nga Shkodra, duke e bindur që projekti i Contes do të ishte shumë i rëndësishëm për të.

Të interesuar për shqiptarin janë edh e skuadra e Lazios dhe Fiorentinës,por garës i është bashkuar edhe Bundesliga me Borussia Dortmund./Fjala.al/

Të fundit

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, duke rritur...

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

Lajme të tjera

Web TV