VIDEO/ Profesori i kërkoi favore seksuale nxënëses, avokati kërkon të mbyllë çështjen: Unë jam 007  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa u publikuan dy dëshmi të reja që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego, avokati i tij ka tentuar që të ndërhyjë tek vajza e parë që e aluzoi, për të ndryshuar dëshminë. Ai është filmuar duke i kërkuar një shokut të saj, që ajo të ndryshojë dëshminë.

Avokati Niko Bega kërkon që vajza të thotë se nuk është ngacmuar seksualisht, por po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj sepse e kishte porosi nga prindërit. Ndërkaq ai i pohon po ashtu se “Agroni ka kaluar 1001” nxënëse të tjera dhe se vajzën në fjalë, nuk do ta ngacmonte pasi ia kishte lënë porosi i ati për t’u kujdesur.

Avokati i Agron Begos:– Unë e kam pyetur Agronin drejtpërdrejt, siç po të shikoj ty në sy, pashë edhe Agronin, dhe i them: “Agron, pse interesohesh për mungesat e dikujt, që s’të lidh, as e ke nxënësen tënden, as kujdestar”?

Shoku i vajzës –S’i jep mësim.

Avokati i Agron Begos-“As i jep mësim as asgjë. Pse të intereson? Pse je i interesuar”? Më thotë shprehimisht,- “ma ka lënë porosi babai i saj, xxxx”! Xxxx e quajnë në fshat, që ta dish ti, xxxx e ka në dokumente. Po të jap një shembull, Gencin. Profesor Gencit ka vajtur, i ka thënë ky dreqi Agroni,-“për xxx është interes”? Edhe Genci i ka thënë -“ore ç’dreqin do me këtë, po lere o, vari leshtë, se kjo s’bën”. Tani do të thuash ti, meshkuj jemi të gjithë, Agroni ka kaluar 1001 aty dhe kur ia la dhe porosi i ati, që njihet edhe me të atin e saj , nuk mund t’i vardisej asaj, sepse kishte të tjera plot, që nuk kishte marrë porosi. Për mua unë, unë ta them…

Lexo edhe :  Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Ndërmerrni veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza!

Shoku i vajzës – Është normale, përderisa e ke marrë përsipër…

Avokati i Agron Begos-Për mua Agroni është mbret në këto momente.

Shoku i vajzës –Na ka hap shumë punë ajo. /tvklan.al

Të fundit

Shehi flet pas dorëheqjes/ Dhashë shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11...

Aeroplani rrëzohet në një zonë të banuar, përfshihen nga flakët banesa dhe makina (VIDEO)

Një aksident ajror ka ndodhur këtë të enjte në një zonë të banuar në San Diego në SHBA. Një aeroplan i vogël pasagjerësh është rrëzuar...

“150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dash Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në!

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në News 24 ndau opinionin e tij sesi e sheh të ardhmen e Shqipërisë dhe të...

Mandati i pestë…

Nga ARTUR  AJAZI Ndoshta numri “5” në fletën e votimit, dhe simbolika e 5 gishtave, paralajmeroi qysh tani mandatin e pestë nga Edi Rama. Nuk...

Tërmeti/ Shqiptarët e Kretës rrëfejnë momentet e frikshme: Ngjarja më e rëndë nga 1998

Frika përfshiu banorët e Kretës mëngjesin e të enjtes.  Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës righter goditi vendin. Elton Congo një shqiptar që...

Lajme të tjera

Web TV