Historia e pabesueshme e diversantit/ Apostol Goci tregon angazhimin e amerikanëve dhe shpërblimin që i dhanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni Apostol Goci ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel ku ka rrëfyer historinë e veçantë të Muhamet Hoxhës, diversanti që hyri më 3 korrik të 1951 në Shqipëri, së bashku me 200 ushtarë të tjerë, për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Goci tregoi se me Hoxhën ishte njohur në moshë shumë të re, kur ishte vetëm 20 vjeç dhe punonte në ndërmarrjen e bonifikimit në Gjirokastër. I sapo liruar nga burgu, Muhamet Hoxha, edhe ai nga Gjirokastra, nuk kishte hyrë në asnjë prej dhomave të punëtorëve pasi kishte qenë i dënuar. Goci tregon se mori diversantin në dhomë dhe që prej asaj dite u krijua një raport i veçantë miqësie midis të dyve.

Unë e pyeta, tregon Apostol Goci, nuk ke frikë se mos të spiunoj? Jo, mu përgjigj, ti ke bërë një veprim që nuk e kam parë as jashtë vendit.

Muhamet Hoxha u largua si Zogist nga Shqipëria dhe qëndroi pë një kohë në Gjermani. Pasi u mor nga ushtria e Bashkimit Sovjetik, u dërgua në Stalingrad (Shën Peterburg) për të punuar. Por duke qenë se nuk punonte dot në rindërtimin e qytetit, Hoxha u arratis për t’u vendosur në Bari të Italisë.

Në qytetin Italian, përtej brigjeve të Adriatikut, Muhamet Hoxha dhe grupi që mbështeste Mbretin Zog organizohen për të rrëzuar regjimin e diktatorit Hoxha. Ata u trajnuan nga agjensitë e specializuara amerikane, të cilat i nisën më pas drejt Shqipërisë.

Më 3 korrik të 1951, Muhamet Hoxha hidhet në Delvinë, por aty identifikohet nga forcat e sigurimit, të cilat e arrestojnë. Gjyqi iu bë në kinemanë 17 nëntori në kryeqytet, ndërkohë që Goci tregoi në emisionin se çfarë kishte deklaruar Hoxha për këtë moment.

Lexo edhe :  Berisha e ftoi për ballafaqim, përgjigjet Rama: Takohemi më 14 maj

“Unë erdha që t’i jap demokracinë këtij populli, populli bërtet jashtë “në litar, në litar”, – rrëfen Goci fjalët e diversantit.

Muhamet Hoxha u dënua fillimisht me pushkatim, por pas reagimit të ashpër të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dënimi i ndërrohet në 25 vite burg.

Apostol Goci tregon se Hoxha u dërgua në burgun e Burrelit dhe qëndroi aty për 10 vite ku u njoh edhe me Pjetër Arbnorin, që pas rrëzimit të komunizmit do të bëhej kryetar i Kuvendit.

Historia e Muhamet Hoxhës është rrëfyer edhe në librin “Unë, agjenti i CIA-s”, i shkruar nga Pirro Loli.

Por në emision ai tregoi edhe për jetën e diversantit në vitet e tranzicionit dhe angazhimin që shfaqi për të Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Pasi u prezantua me zyrtarë të ambasadës, tregon Goci, Muhamet Hoxhës iu dha një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, që në vitet 1990 ishte një shumë e konsiderueshme.

Diversanti ndërroi jetë në shtëpinë e mikut të tij në korrik të 1994-ës.

Historia e pabesueshme dhe shumë interesante e Muhamet Hoxhës mund të lexohet e plotë në librin “Unë, agjenti i CIA-s”, i shkruar nga Pirro Loli..

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV