Kush janë dy aktivistët që protestuan kundër Ramës: Plaku ka kapur pushtetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë dy të rinjtë që protestuan sot kundër kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësië. Peçulaj dhe Kita janë aktivistë të Lëvizjes për Universitetin, e cila ka kryer në të kaluarën akte të tjerë proteste ndaj zyrtarëve të Qeverisë.

Sipas njoftimit, dy aktivistët u mbajtën të mbyllur për dy orë në qelitë e komisaritatit nr. 1 në Tiranë.

“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Universitetin.

Pas protestës brenda sallës së Pallatit të Kongreseve, dy aktivistët u nxorën jashtë nga truprojat e Gardës së Republikës.

VIDEO-I ndërpreu fjalën Ramës/“Hiqi duart mos më prek”, ja se si truprojat e nxjerrin jashtë me forcë studentin

Emiljando Kita

Enriko Peçulaj

Reagimi i plotë i Lëvizjes për Universitetin

DIPLOMAT TUAJA JANË BILETA PËR ARRATISJE

Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin i përplasin në fytyrë Edi Ramës realitetin e zymtë në të cilin ndodhet shëndetësia dhe profesioni i mjekut. Sot pasdite, Edi Rama kishte zgjedhur ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë si platformën e propagandës së tij qeveritare. Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita i kujtuan plakut që ka mbërthyer të gjitha pushtetet se diploma e mjekut është kthyer në biletë avioni për në Gjermani dhe se përbën një luks vetëm për ata studentë që mund ta përballojnë tarifën e kripur.

Mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta në rajon me vetëm 408-527 euro në muaj. Në pesë vitet e fundit janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërkohë që 78% e mjekëve të anketuar shprehen se dëshirojnë të largohen drejt Gjermanisë. Buxheti i shtetit për mjekësinë është më i ulëti në rajon dhe Evropë me vetëm 2.9% të PBB. Tarifa e Masterit në disa degë të UM është më e larta në vend, me mbi 200.000 lekë (të reja) në dy vjet.

Lexo edhe :  “Absurditet”/ Rama kërkon nga Athina shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë

Për më tepër, Edi Rama ka ngritur skemën më të madhe të vjedhjes së shqiptarëve përmes PPP-ve pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm qeveria shqiptare ka autorizuar pagesën prej 38 miliardë lekësh për vetëm katër koncesione: Check-up-i (8.8 miliardë lekë), sterilizimi i sallave (12.3 miliardë lekë), shërbimi i hemodializës (1.5 miliardë lekë) dhe shërbimet laboratorike (13 miliardë lekë).

Ndërkohë, batutat e ‘plakut Mere’ dëshmojnë gjendjen e tij të mjeruar. Brezi i ri i mjekëve dhe infiermerëve nuk e meriton Edi Ramën si kryeministër. Ata duhet t’i bëjnë rezistencë shkretimit të mëtejshëm të profesionit të tyre.

Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Të fundit

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptare në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. ...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle në Francën verilindore, prindërit e...

Lajme të tjera

Web TV