Një incident ka ndodhur në audicionet e “American Idol”, ku këngëtarja Katy Perry humb ndjenjat dhe bie në tokë pasi në skenë kishte rrjedhje gazi.
Në promon e publikuar nga “People”, Katy Perry e cila është në rolin e gjyqtares në spektakël, pyet Lionel Richie dhe Luke Bryan nëse dhe ata e ndjenë erën e gazit. Perry më pas shton se ajo ka një dhimbje koke dhe largohet për të dalë jashtë. Në momentin që këngëtarja del jashtë ajo humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë.
Këngëtarja u dërgua menjëherë në spital, ndërkohë që mediat e huaja shkruajnë se gjendja e saj shëndetësore tani është mirë.
Katy Perry nuk e ka komentuar ende publikisht rrjedhjen e gazit apo humbjen e saj të ndjenjave ndaj gjithçka mbetet për tu parë në spektaklin e kësaj të diele./Fjala.al