VIDEO/ Kukësit i ikën fitorja nga duart, Tirana e mund me përmbysje dhe i merr kreun e tabelës  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësit i ka rrëshqitur nga duart fitorja në “Air Albania”. Verilindorët ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën 53.

Atëherë kur u duk se Kukësi po shkonte drejt fitores, Tirana shënon golin e barazimit me anë të Bathas. Ky i fundit ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi që u ndal vetëm nga rrjeta e Dashamir Xhikës në minutën e 84.

Kaq mjaftoi dhe Tirana po kërkonte golin e fitores. Dy minuta pas golit të barazimit është Cobbinha që driblon 4 lojtarë në zonën e Kukësit dhe pason për Agustin Torassën, i cili nuk e ka aspak të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë dhe të bëjë që bardheblutë të shpërthejnë në festë.

Përveç fitores domethënëse, Tirana arriti një sukses edhe sa i përket tabelës së klasifikimit në këtë përballje direkte.

Bardheblutë i rrëmbyen verilindorëve kreun e tabelës duke u ngjitur në kuotën e 44 pikëve, 2 pikë më shumë se Kukësi që sot u largua kokulur nga stadiumi.

Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ishte natyrshëm i ngrysur në fytyrë, teksa ngushëlloi veten me fjalët klishe se ‘ky është futbolli, edhe pse Tirana ishte një skuadër e dëshpëruar në fushë”  

Ky është futbolli! Duhet ta mbyllnim ndeshjen, madje pashë te Tirana në disa momente aksione dëshpëruese dhe të parrezikshme. Pastaj erdhi kartoni i kuq, ai gol në goditje dënimi dhe gjithçka u kthye. Nuk ishte rezultati i drejtë i këtij takimi, për të qenë realist. Nuk kam se çfarë t’i them djemve. Vetëm 10 minutat e para nuk luajtëm mirë, deri sa hymë në shinat e lojës tonë. E humbëm ndeshjen në 5 minuta, por futbolli i pranon këto, edhe pse është verdikt i vështirë të pranohet”, tha Duro për Supersport.

Të fundit

Ish-drejtuesi i ‘OpenAI’ lëshon deklaratën tronditëse: Kompania nuk ka përparësi…

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave,...

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Media Al Jazeera shkruan...

Këta janë 5 finalistët e “Big Brother VIP 3”

Romeo Veshaj, Jul Deda, Heidi Baci, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë pesë finalistët e “Big Brother VIP 3”. Këtë vit do jenë 5 finalistë...

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, ja si parashikohet mot sot

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë...

Horoskopi ditor, 19 Maj 2024

Dashi Dielli dhe Hëna do ua bëjnë gjërat shumë të vështira sot dhe do e keni të vështirë t’i arrini objektivat që i keni vënë...

Lajme të tjera

Web TV