VIDEO/Theri me thikë babanë e 3 fëmijëve, pastaj pyet policët: A vdiq ai?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamerat e trupit të policëve kanë kapur pamje tronditëse teksa vrasësi pyet ata për t’u siguruar nëse viktima kishte vdekur apo jo.

Pamjet janë regjistruar gjatë momentit të arrestimit të vrasësit që goditi me thikë pronarin e një pub-i, në Liverpool.

Christian Thornton, babai i tre fëmijëve u godit me thikë nga Lee Abbott, pasi ai e ndaloi atë të hynte në pub.

Lee Abbott e sulmoi pronarin e pub-it me një thikë të madhe kuzhine, duke i shkaktuar atij 11-plagë përfshirë një në zemër e cila ishte fatale.

Pas sulmit të tmerrshëm, vrasësi u largua nga vendngjarja dhe shkoi në shtëpinë e një miku, ku lau rrobat me gjak dhe i vuri në një ngrohëse për t’i tharë. Por pak më shumë se një orë pas vrasjes, pasditen e 11 gushtit të kaluar, policia e armatosur bastisi banesën dhe e arrestoi atë.

Pamjet tronditëse tregojnë Abbott pasi del nga shtëpia i prangosur dhe pasi konfirmon emrin e tij ai pranoi dhe krimin që kishte kryer.

 “A ka vdekur ai? Do t’ju them të vërtetën, po unë e vrava atë”.

Kur policia i thotë pse po arrestohet, vrasësi përgjigjet: “Nuk ke nevojë për ndonjë provë, unë e godita me thikë”./Fjala.al

Të fundit

Zbulojmë shkaqet e autizmit deri në shtator/ Premtimi sfidues i Sekretarit Amerikan

Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë shkaqet e autizmit deri në muajin shtator. Eshte ky premtimi I guximshëm që...

Shehaj zbulon prapaskenat/Një deputet socialist më komplimentoi pas përplasjes me Xhaçkën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë një moment interesant nga punimet në Parlament, pas një përplasjeje të fortë me ish-ministren Olta Xhaçka....

Pasoja fatale për tokën, Rutte: Ja plan i Putin për armë nukleare në hapësirë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur alarmin për situatën kërcënuese që po përhapet në zonën e Arktikut, por edhe në hapësire....

Çelja e fushatës së PS, momente unike të takimit masiv përmes fotove

Në një mënyrë krejt të veçantë, duke prezantuar traditat e 12 qarqeve nën shenjën e BE-së, PS hapi zyrtarisht fushatën me mijëra socialistë të mbledhur në...

Opozita akuzoi Melonin/ Brukseli: Emigrantët në Shqipëri, në përputhje me ligjin e BE

Brukseli e ka konsideruar në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian dërgimin në Shqipëri të 40 emigrantëve që do të presin në qendrën e Gjadrit,...

Lajme të tjera

Web TV