‘Justifikoni pasurinë’/ Zbulohen emrat e papublikuar nga OFL, mes tyre dy femra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në listën e Operacionit “Forca e Ligjit” janë publikuar emrat e individëve që u është kërkuar të justifikojnë pasurinë e tyre. Persona, emrat e të cilëve janë publikuar sot,  janë nga Vlora dhe Tirana.

Mësohet se policia kriminale ka hartuar dhe listat e shtetasve që janë të dënuar dhe menjëherë kanë filluar verifikimet për verifikimin administrativ të pasurisë së tyre.

Mes personave që janë në listën e Tiranës, ku OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin dhe ti çojë kërkesën për të justifikuar pasurinë është Domart Konjari. Ky i fundit është person që kryen trafikun e kokainës në Francë dhe çështja në ngarkim të tij vijon të jetë në gjykim pranë gjykatës së posaçme në Tiranë.

Dihet se Konjari është në kërkim, pasi u lirua me një vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, me pretendimin se i kishin mbaruar afati kohor i qëndrimit në burg.

Një emër tjetër mjaft i njohur i botës së krimit dhe botës së biznesit në Tiranë, për të cilin OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin, por që rezulton në listat e policisë kriminale, është Fejzo Zekaj, pronari në “hije” i kompanisë “F.Z Construction” dhe ndërtuesi i kompleksit “Rrolling Hills” me vila luksoze në Farkë.

Emri i Zekajt shfaqet në dokumentet e drejtësisë italiane në vitin 2003, si i implikuar në trafikimin e 6 kilogramëve heroinë nga Bullgaria dhe Turqia. Në moshën 26 vjeçare, Zekaj arrestohet së bashku me bullgarin Stuianov Nicolov Gheoghe si bashkëpunëtorë në trafikim.

Zekaj, i ka shpëtuar një urdhër-arresti të lëshuar nga policia italiane në dhjetor 2004 dhe një hetimi të prokurorisë shqiptare për pastrim “parash”, ndërsa vazhdon i pa shqetësuar, aktivitetin e tij të biznesit në Tiranë.

Një personazh tjetër është Gentjan Çaka, anëtari i bandës “Hakmarrja për drejtësi”, i dënuar për akuzën e pengmarrjes dhe gjobëvënës. Po kështu është dhe Enver Curri, njeriu që i doli emri në ngjarjen e Laçit, ku u vra simpatizanti i LSI-së Gjon Gjoni, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Curri rezulton i dënuar për trafik droge në Itali.

Po kështu në listën shumë emërore është dhe biznesmeni Halit Nazifi. Veç listës së Tiranës, “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë dhe listën e personave në Vlorë që u kërkohet nga OFL të justifikojnë pasurinë, ku ndër emrat e parë është Fredi Mehmeti.

Pas tij radhiten emra të tjerë si ai i Kreshnik Brahimit, djalit të Bashkim Brahimit të dënuar në Itali për trafik droge dhe ndërtues i një hoteli luksoz në Vlorë. Më tej lista vijon me Armando Sulejmanin dhe familjarëve të tij ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”.

Lexo edhe :  Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Ky i fundit është dënuar për grabitje me armë dhe si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Gazmend Braka ose “Gaxhai” në Vlorë. Lista pasohet me një emër tjetër shok i “Çipurit”, Sokol Sinomati, ose siç njihet ndryshe me nofkën “Buzderi”, duke vijuar me Fatmir Hysenin ose “Doqja” i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Inez Hajrulla dhe vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë.

Lista e Vlorës që ende OFL-ja nuk e ka bërë publike vijon me emra të tjerë si Julian Metushaj,Eduart Leskaj, Genis Mëhillaj, i dënuar si pjesë e bandës së tritolit në Vlorë, Julian Sinanaj, killeri gjakftohtë i bandës së Vlorës i dënuar me 35 vite burgim.

Lista vijon me një emër tjetër siç është Aleksandër Sinanaj nga Rradhima, i cili është dënuar për grabitje me armë të një banke të nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2011. Mes emrave në listën e OFL-së në Vlorë, janë dhe dy femra që duhet të justifikojnë pasurinë e tyre.

E para është Albertina Konomi, si pjesë e një bande në Athinë në Greqi, ku kanë kryer plot 33 grabitje. Femra tjetër që është në listën e OFL-së quhet Desilvja Menaj, e arrestuar për gjobëvënien ndaj një biznesmeni në Vlorë. Më tej lista vijon me Endri Rrokaj, i dënuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për gjobëvënie.

Në listën e Vlorës janë dhe emrat e Besim Besimaj, Ermal Mekollarit, Marion Manaj, Altin Aliaj i cili është nip i familjes Llanaj në Vlorë. Një tjetër emër është dhe Arlind Hitaj, Arbër Katiaj, Sokol Dhima e Bledar Aliko, të dënuar në Vlorë për grabitjen e bankave.

Kreshnik Limo i dënuar për vrasje në Vlorë, Shpëtim Bani, Albert Skënderaj, Julian Koçiraj, Sokol Ramadanaj, Ermal Rrapaj, Aranit Dedënika ose “Bojku” i dënuar për pengmarje të një biznesmeni në Vlorë dhe Festim Velaj.

Mes personave të tjerë që janë në listën e Vlorës, qartësohen emrat e  Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj, të tre të hetuar për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të Albano Xhaferit në Vlorë.

Të fundit

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër...

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet...

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës së Durrësit. E ftuar në studion...

Lajme të tjera

Web TV