Po hetohet për pastrim parash, kush është menaxheri shqiptar i Boateg?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menaxheri shqiptar i yjeve të futbollit siç janë Kalidou Koulibaly, Miralem Pjanic, Cengiz Under, Valon Behrami, Ante Rebic, Jerome Boateng, Samir Handanovic e të tjerë, Fali Ramadani është në probleme të mëdha nga Gjykata Kombëtare Spanjolle.

Ramadani po hetohet për pjesëmarrje në një skemë për pastrim parash në Mallorca të Spanjës raporton gazeta spanjolle “Ultima Hora”. Në këtë shkrim njoftohet për operacionin e ekipit kundër krimit të organizuar dhe grupit të hetimit financiar.

Shqiptari akuzohet për pastrim parash, ndërsa brenda disa ditësh duhet të udhëtojë drejt Madridit Gjykatën Kombëtare si një person i hetuar, kanë thënë burimet nga gjykata.

Nga Gjykata Kombëtare Spanjolle për të njëjtin rast po hetohen edhe biznesmenë e futbollistë të tjerë.

Të dyshuarit në fjalë ndodhen kryesisht jashtë Spanjës, por që raportohet se kanë zhvilluar biznes me kompani të njohura në Mallorca. Ndërsa menaxheri shqiptar Fali Ramadani është njëri nga më të fuqishmit në botën e futbollit./Fjala.al/

Të fundit

Tarifat godasin prodhuesit amerikanë të makinave, General Motors humbet 1.1 mld dollarë

Të parat që po ndiejnë efektin negativ të tarifave doganore të vendosura nga Trump janë pikërisht kompanitë amerikane të...

Veprimet diskriminuese të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë, FSHF dënohet nga FIFA

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin...

Alarm në Dukat! Zjarri rrezikon Parkun e Llogarasë, 100 forca në luftë me flakët

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot...

Klodiana Lala flet për atentatin ndaj familjes së saj: Më vranë aludimet se e sajova

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “The Dalina Show” në Andale Media, ku foli hapur për atentatin me kallashnikov ndaj shtëpisë së prindërve të...

Marrëveshja/ Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia?

Qytetarët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali për një periudhë të caktuar kohe, tashmë mund të përfitojnë pension nga shteti italian, në...

Lajme të tjera

Web TV