Rama në Rusi/ Takon sot shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e sotme me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Kryeministri shqiptar i cili ndodhet në Rusi për një vizitë zyrtare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020, do takohet sot me krerët e niveleve të larta mes tyre edhe me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov

Në këtë takim pritet të diskutohet për konfliktin me Ukrainën. Gjithashtu, Rama dhe Lavrov do të flasin edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Moskës, si dhe për planin e OSBE-së për 2020.

Megjithatë, Edi Rama nuk do të ketë mundësinë të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Rama në drejtimin e OSBE-së ka kërkuar angazhimin e të gjitha shteteve për të vendosur paqen në zonën e konfliktit në Ukrainë.

Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qenë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.

Të fundit

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lajme të tjera

Web TV