Italia përpiqet të qetësojë panikun e Evropës, ndërsa numri viktimave rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia kërkoi të mërkurën, mbështetje ndërkombëtare për përpjekjet e saj për të kontrolluar virusin.

Pasi shumë shtete ndaluan transportimin e mallrave dhe udhëtimet drejt Italisë, Angelo Borelli dje mblodhi Organizatën Botërore të Shëndetit dhe Bashkimin Evropian.

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte u bëri thirrje fqinjëve evropianë për bashkëpunim, jo izolim dhe diskriminim. Italia është përpjekur të kontrollojë shpërthimin e shpejtë të koronavirusit i cili deri tani regjistron më shumë raste se vendet aziatike.

Viruset nuk i njohin kufijtë dhe nuk ndalen tek ata,” insistoi Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza në fillimin e takimit me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Romë.

Dymbëdhjetë persona të infektuar nga virusi kanë vdekur në Itali që nga e premtja, të gjithë ata të moshuar, që kanë vuajtur nga sëmundje kronike, tha shefi i mbrojtjes civile Angelo Borelli.

Qeveria italiane pranon alarmin për rastet e saj në rritje dhe paaftësinë për të gjetur origjinën e shpërthimit të grumbulluar në veri të Italisë, raporton Corriere Della Sera.

“Nuk është e nevojshme të ketë panik. Autoritetet italiane janë duke zbatuar masat në përputhje me strategjinë globale të kontrollit.”, tha Hans Kluge, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Këtë të enjte mediat italiane raportojnë se 14 viktima janë shënuar nga Covid-19 në Itali dhe 523 të tjerë janë infektuar./Fjala.al

Të fundit

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument...

Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik të stafetës: nga një kapiten...

FOTO: Rama parashikon mandatet e PS, shifrat e tij janë befasi totale para 11 majit

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e...

Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se “po bëhet manipulim masiv me votat”

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish votat e diasporës në Greqi. Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos...

Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje…

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, vështirësitë me votën e diasporës mbeten të pranishme, sidomos përsa i përket çështjes së zarfave në Greqi. Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV