Pensionet private/ Arrin në 28 mijë numri i kontribuuesve, ja përfitimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i shqiptarëve që po paguajnë për një pension privat ka arritur në më shumë se 28 mijë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vitin e kaluar numri i kontribuesve është shtuar me rreth tre mijë individë ose 12% më shumë krahasuar me vitin 2018.

Tregu regjistroi një rritje të lartë edhe në volum, me një total aktivesh që arriti në 2.9 miliardë lekë ose 23.5 milionë euro. Rritja e skemave private të pensioneve do të kishte një impakt shumë të rëndësishëm social dhe ekonomik në afatin e gjatë, duke ulur presionin mbi skemën shtetërore të sigurimeve shoqërore.

Megjithatë, incentivat për rritjen e këtyre fondeve ende nuk janë shumë joshëse. Sipas ligjit, këto kontribute përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në masën e 15% të të ardhurave vjetore bruto, por jo më shumë se 200 mijë lekë në vit. Ligji i ri, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, parashikon që kontributi i përjashtuar nga tatimet të rritet në 240 mijë lekë në vit.

AMF-ja kishte propozuar që pensionet private, në momentin e përfitimit, të tatoheshin vetëm për kthimin nga investimi, por jo për shumën e derdhur nga kontribuesi. Ky propozim nuk është pranuar nga qeveria dhe nuk është reflektuar në projektligj. Kjo nënkupton se pensionet private do të tatohen të plota, në masën e parashikuar nga ligji për tatimin mbi të ardhurat personale.

Të fundit

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Poja e “gradoi”, Juxhin Drazhi prangoset nga Interpoli në Spanjë

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Spektakolare! Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin e madh për 65 mln euro

Barcelona pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës 2026 dhe në qendër të planeve të saj është sulmuesi anglez...

Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga vajzat e huaja që vijnë...

Lajme të tjera

Web TV