Superliga/ Kukësi kërkon fitoren, derbi mbush plot “Air Albanian”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi Tirana-Partizani ngre siparin e javës së 24-t të të Kategorisë Superiore, në një sfidë që shikohet si më e rëndësishmja.

Bardheblutë do të presin sonte në orën 19:00 të kuqtë e Partizanit dhe pritet të jetë një ndeshje plot emocion. Deri më tani raportohet që stadiumi të jetë mbushur pothuajse plot dhe të kenë mbetur shumë pak bileta të pashitura.

Të dyja skuadrat dhe tifozeritë e tyre presin me padurim këtë takim, ndërsa nga polica janë bërë një sërë paralajmërimesh për të mbajtur qetësi dhe të mos krijohen trazira. Duke parë ecurinë e javëve të fundit të të dyja ekipeve si dhe mungesat që ata kanë, Tirana shihet si pretendentja e këtij takim.

Bardheblutë janë pothuajse të plotë në këtë takim dhe vetëm pjesëmarrja e Agustin Torrasas është në diskutim, ndërsa Partizani do ketë mungesat e titullarit kryesor, Lorenc Trashi pasi u dëmtua gjatë ndeshjes me Bylisin e nuk është në gjendje.

Ndonëse duket qartazi se Tirana është favorit i këtij takimi surprizat janë gjithmonë të pranishme në ndeshjet e Superligë.

Ndërsa ditën e shtunë, më 29 shkurt do të mbahen katër takimet e tjera të Superligës, nga ku Bylisi do tentojë me çdo kusht të marrë fitoren nga Flamurtari në orën 14:00, Vllaznia do përballet me Skënderbeun në të njëjtën orë në një takim që deri diku shihet në nivele të barabarta.

Luftëtari do të ndodhet para sfidës me Laçin në ndeshjen që do zhvillohet po në orën 14:00 dhe ku duket se kurbinasit janë favoritë. Ndërsa takimi i fundit është ai midis Teutës dhe Kukësit, nga ku verilindorët do tentojnë të marrin fitore për të dalë sërish në krye të kampionatit dhe në të njëjtën kohë shpresojnë për një humbje ose barazim të Tiranës në takimin e sotëm.

Lexo edhe :  Nuk ka më dyshime/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Trent Alexander-Arbold

Oraret e takimeve, java e 24-t e Superligës:

Tirana-Partizani 28 shkurt ora 19:00

Bylis-Flamurtari 29 shkurt ora 14:00

Vllaznia-Skënderbeu 29 shkurt 14:00

Luftëtari-Laçi 29 shkurt ora 14:00

Teuta-Kukësi 29 shkurt ora 17:00./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Lajme të tjera

Web TV