Protesta/ Ilir Meta: ‘Grushti i shtetit’ nisi me vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kur institucionet bien, ngrihet populli.” Kishte ishte mesazhi i parë i dhënë nga presidenti Ilir Meta në protestën që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Meta u përqëndrua fillimisht te koncesionet e dhëna nga mazhoranca e Edi Ramës, duke theksuar se i ka kthyer ato në Parlament duket u bazuar te Kushtetuta. “Koncesionet kanë vetëm një qëllim, grabitjen e Shqipërisë”, shtoi ai.

“Ata tani kërkojnë edhe rrëmbimin e Gjykatës kushtetuese që oligarkët dhe klanet e tyre të përfitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre të mbeten të pa ndëshkuara”, tha Meta.

Unë si President i Republikës, tha Meta, do të dalë i pari në ‘pranverën kuq e zi’ kundër grushtit të shtetit.

Duke akuzuar mazhorancën e Edi Ramës për ‘grusht shteti’ me tentativën për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Meta tha: “Ky grusht shteti nisi me vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2017. Dosjet e Dibrës dhe të Shijakut janë vetëm maja e ajsbergut në në atë që ndodhi në Shqipëri.”

Pasi firmosi dekretin që kthen në Parlament ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te noteri, Meta bëri një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

“Nëse nuk do ta marrin seriozisht thirrjen tuaj, unë betohem se atë dekret (për shpërndarjen e Parlamentit) nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, në mes të krimit”, theksoi Meta.

Shpërndarja e Parlamentit, Meta afat Ramës deri më 15 mars

Zbardhet dekreti, çfarë firmosi sot Meta përpara protestuesve

Të fundit

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Lajme të tjera

Web TV