Shënjestra e atentatit të Shkozetit, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhjet e viktimës së atentatit të Shkozetit me trafikun e drogës mësohet se e vërteton jo vetëm dënimi i tij disa vite më parë me 8 vite burg, po madje edhe dyshimet si ai ishte edhe një ndër personat më aktiv të viteve të fundit.

Burimet sqarojnë për Fjala.al se, Dorian Shkoza është i dyshuar edhe për disa ngjarje të tjera që lidhen me përplasje në qytetin e Durrësit. Policia nuk sqaron nëse bëhet fjalë për përfshirjen e tij në ndonjë ngjarje të pazbardhur po mësohet se është duke u punuar në disa pista.

Po kalohen në sitë një mori emrash, kryesisht të dyshuar si bashkëpunëtorë të viktimës, ndërsa po hetohet edhe e shkuara e Shkozës, kryesisht në kohën kur ka qenë në qeli. Ai e ka lënë qelinë në vitin 2010, kur ka qenë vetëm 25 vjeç, ndërkohë të dhënat flasin se ndaj tij ka një skedim për deklarim pasurie që lidhet me të qenurit objekt i OFL-së.

Policia e Shtetit mohon të tregojë se për çfarë pasurish bëhet fjalë, por mësohet se Shkoza është një nga emrat më të njohur të zonës së Shkozetit.

Në Nishtullë të Shkozetit ende nuk ka kaluar tronditja pas ekzekutimit të Anxhelo Avdias dhe Dorian Shkozës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen ku jetonin dy të rinjtë e moshës 21 dhe 35 vjeç.

Të dy ishin pjesë e komunitetit rom dhe lagja ku ndodhi vrasja banohet kryesisht nga ky komunitet.

35 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 21 vjeçari gjatë kohës që po transportohej për në spitalin e Durrësit.

Raportimet e fundit flasin për një automjet të gjetur të djegur disa kilometra larg vendit të ngjarjes, por pritet të konfirmohet nëse u përket autorëve të këtij krimi. Policia arriti të identifikonte targat e automjetit pak pasi kishte ndodhur ngjarja, por nuk mundi t’i ndalonte autorët.

Lexo edhe :  Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV