Situatë e qetë te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, blinda dhe policë me maska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraqitet e qetë situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku pritet të nisë manifestimi i presidentit Ilir Meta. Në orën 17:00 është parashikuar të nisë zyrtarisht manifestimi ndërkohë që të parët që kanë zënë vendet janë efektivët e Policisë së Shtetit.

Gjatë mesditës u panë në Tiranë efektivë të pajisur me maska kundra-gaz, si dhe blinda dhe autobote. Rreth 1000 efektivë pritet të vendosen përgjatë bulevardit teksa qytetarët do të protestojnë.

Presidenti Meta akuzon mazhorancën e drejtuar nga kryeministri Edi Rama se po realizon një “grusht shteti” duke tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese. Ai ka paralajmëruar edhe firmosjen e një dekreti, por pa dhënë më shumë detaje.

Të fundit

Nuk ka ndryshim në kursin e monedhave të huaja/ Sa këmbehen sot, euro, dollari dhe paundi

Sot, më 23 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.7 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 98 lekë, ndërsa...

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin/ Moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Moti parashikohet...

Rama apo Berisha? Fevziu: Ja kush refuzon të përballet

Gazetari Blendi Fevziu, në një intervistë për “Off the Record” , zbuloi se kush mes Edi Ramës dhe Sali Berishës refuzon të përballet në...

“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca...

Lajme të tjera

Web TV