Vrasja me dashje që u kthye në vetëmbrojtje, dosja e vëllait të kryetares së KPA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja me dashje që u kthye në vetëmbrojtje, ja dosja e vëllait tjetër të kryetares së KPA që akuzohej për vrasje

Rrugëtimi nga një gjykatë në një tjetër, i një dosje penale që flet për Ilir Mulaj, vëllain me Natasha Mulaj, të akuzuar e dënuar në 1997 me 23 vite burgim për vrasjen me dashje të babait të 5 fëmijëve në Tropojë dhe dënuar përfundimisht në vitin 2006 për akuzën e vetëmbrojtjes.

Arrestimi i Elvis Mulaj, njërit prej vëllezërve të kryetares së KPA Natasha Mulaj, si i implikuar në organizimin e basteve sportive në Tiranë, duket se ka cënuar dhe ka lëkundur integritetin moral dhe institucional, të shefes së “Vettingut” në Shqipëri. Por ky nuk është rasti i vetëm që vëllezërit Mulaj kanë pasur probleme me ligjin dhe konlikte me qytetarë të tjerë në Tiranë. Kjo pasi ajo që ka qënë me e rënda, është kryerja e një vrasje në Tropojë.

Në vitin 1994 në Tropojë është ekzekutuar me armë zjarri pistoletë Zeqë Neza, babai i pesë fëmijëve. Për këtë vrasje nga ana e policisë Tropojë është shpallur në kërkim, Ilir Mulaj, njëri nga vëllezërit e Natasha Mulaj, që sot drejton Komisionin e Posaçëm të Apelimit “Vettingun”. Në dosjen që disponon “fjala.al” tregohet qartë se viktima, ditën e vrasjes në datën 8 nëntor 1994 rreth orës 08:00 të mëngjesit, ka shkuar në zyrën e Osman Islami,kryetar i komunës së Tropojës.

Pas bisedës që ka zhvilluar me kryetarin e komunës pëhr problemet e ditës, Zeqë Neza, ka dalë jashtë godinës së komunë. Mirëpo siç kanë deklaruar dhe dëshmitarët, përfshirë këtu dhe kryetarin e komunës, Osman Islami, pak minuta pasi Zeqë, ka dalë nga godina janë dëgjuar tre krisma arme, i cili nga goditjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Të gjithë dëshmitarët, kanë identifikuar si autor të vrasjes Ilir Mulaj.Mes dëshmitarëve në gjykatë ka qenë dhe Vladimir Mulaj që në atë periudhë punonte si moficer policie në Tropojë dhe që njëherësh është dhe vëllai i autorit të këtij krimi Ilir Mulaj.

Dëshmitarët e pyetur në gjykatë si Hysen Dauti,Skënder Neza, Halit Neza, Mehmet Neza, Selim Neza e Nurie Neza, sipas vendimit të gjykatës Tropojë, kanë pohuar se njeriun e afërt të tyre Zeqë Neza e ka vrarë Ilir Mulaj. Nga veprimet hetimore të kryera nga prokuroria e Tropojës, rezultoi se afër viktimës janë gjetur dy gëzhoja pistolete tip “TT”.

Prokuroria thotë se goditja me armë është kryer në një distancë të afërt dhe se plumbi ka hyrë në pjesën e barkut dhe më pas ka dalë pjesën e shtyllës kurrizore. Autori i vrasjes nuk është arritur të kapet nga policia e Tropojës, ndërkohë nga rrëfimet në sallën e gjyqit ka rezultuar se viktima Zeqë Neza dhe autori Ilir Mulaj, nuk kanë pasur mosmarëveshje të mëparshme.Ditën e ngjarjes Zeqë Nezaj dhe Mulaj janë zënë rastësisht, ku Mulaj më pas e ka qëlluar me pistoletë viktimën.

Ilir Mulaj, në atë periudhë dispononte armën pa lejë. Kjo vrasje u trajtua në prokurorinë e Tropojës, ku pas dërgimit të dosjes në gjykatë,me vendimin nr.1 të 13 janarit 1997 Ilir Mulaj dënohet me 23 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”. Në 26 shkurt 1997, ky vendim është lënë në fuqi nga gjykata e Apelit Tiranë. Por kur kanë kaluar plot 5 vite nga dënimi me 23 vite burgim të Ilir Mulaj, ky i fundit nga arratia me ndihmën edhe të avokatëve mbrojtës, në 23 prill 2002 paraqet një kërkesë në gjykatën e Tropojës, duke argumentuar se kërkonte rishikimin e vendimit të dënimit të Ilir Mulaj, pasi sipas tij tashmë kishin dalë prova të reja. Këto prova të reja që po përdoreshin për rishikimin e dosjen penale ndaj Ilir Mulaj, ishin dy dëshmi noteriale të bëra nga dëshmitarët, Arben Hoxha dhe Naim Haxhiraj.

Lexo edhe :  Shqipëria, i vetmi vend në rajon që nuk ka prioritet të përdorë teknologjinë

Edhe pas dëgjimit të këtyre dy dëshmitarëve, sërisht gjykata e Tropojës në vitin 2003, nuk ka pranuar kërkesën e Ilir Mulaj për rishikimin e vendimit. Vendimi është apeluar në gjykatën e Shkodrës dhe kjo gjykatë në prill 2003 ka kthyer, për rigjykim çështjen penale në ngarkim të Ilir Mulaj, në Tropojë. Pas shqyrtimit të kësaj dosje,por këtë herë me një trupë tjetër gjykuese, në datën 12 maj 2004 Ilir Mulaj është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje”, ndërsa akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve” është pushuar si pasojë e amnistisë së kryer.

Ky dënim është apeluar në gjykatën e Shkodrës dhe në 23 mars 2005 Ilir Mulaj, ka fituar një ulje dënimi me 6 vite burgim, pasi gjykata e dënoi me 10 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje”, në dëm të viktimës Zeqë Neza. Ky vendim dënimi, është kundërshtuar në Gjykatën e Lartë, ku kolegji gjyqësor i kësaj gjykate në datën 6 janar 2006, ka vendosur të rrëzojë dënimin e Ilir Mulaj me 10 vite burgim dhe kalimin për rigjykim të dosjes penale në gjykatën e Apelit Shkodër.

Gjatë rigjykimit të kësaj dosje mbrojtja e të pandehurit Mulaj i vuri në dukje gjykatës se:”…i pandehuri ka qenë duke u mbrojtur nga një sulm i padrejtë nga viktima, dhe karakteri i mbrojtjes ka qenë në porpocion me sulmin. Faktin që Ilir Mulaj, ka qenë shumë i ri, vetëm 18 vjeç, pra pa eksperiencën e duhur në përdorimin e armës dhe i gjatë në trup, faktin se Mulaj i ka bërtitur viktimës “…largohu, hiqmu qafe…” dhe pohimet që i ka bërë nënës së tij se kam vrarë pa dashje. Faktin se ka qëlluar dy herë në ajër dhe në fund edhe pse e ka parë të plagosur viktimën, nuk ka qëlluar më, fakte të cilat provojnë plotësisht pretendimin se vrasja nuk është kryer me dashje…”.

Nisur nga ky argument gjykata e Apelit Shkodër në datën 27 qershor 2006 ka vendosur të ndryshojë akuzat për Ilir Mulaj nga “Vrasje me dashje” në Vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, duke e dënuar përfundimisht Ilir Mulaj për vetëmbrojtje.

Të fundit

Mishi dhe qumështi i lopës në rrezik nga gripi i shpendëve? OBSH: Rrezikon të përhapet

Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të...

Shqiptarët, më të shfrytëzuarit!/ Punojnë një ditë më shumë se europianët

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave të kombinuara me ato të INSTAT-it, shqiptarët punojnë 6 orë më shumë në një javë krahasuar...

Hyn në fuqi marrëveshja! Shqipëri-Kosovë “pa kufi”… për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Spektakli i pritur nuk ndodhi

Nga Lutfi Dervishi Mbrëmja erdhi dhe shkoi, dhe asnjë sirenë nuk u dëgjua, përveç sirenave të ambulancave që pas djegies së urgjencës silleshin të çoroditura...

Çmimi i drithit të importuar ulje vjetore me 42%, por buka nuk ndryshon!

Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së paku 42 për qind më lirë se në marsin e vitit të kaluar (referuar...

Lajme të tjera

Web TV