“2 marsi”/ Juristja: Meta nuk e shfrytëzoi, të flasë për sistemin e ri zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja Enida Bozheku u shpreh se Presidenti duhet të flas për një sistem zgjedhor të ri, që sipas saj, do t`i japi mundësi qytetarëve të votojnë individin. Ajo tha në “Tempora” në Ora News se, as Presidenti dhe as opozita nuk e ka bërë këtë gjë. Bozheku mendon se Presidenti e ka në dorë që të interpretojë vullnetin e qytetarëve, për të folur për një sistem zgjedhor ku të garantohet dhe e drejta e referendumit. Ndërkohë, Bozheku theksoi se nëse do të shpërndahej Parlamenti, Meta do bënte shkelje kushtetuese dhe do legjitimonte komisionin hetimor ndaj tij.

Enida Bozheku: Drejtësia sot i shërben kush e ka. Një nga qytetarët aty tha: ky parlament  nuk më përfaqëson sepse nuk dinë të shkruajnë. Po edhe parlamenti që do të vij do ti përgjigjen liderit. Presidenti i Republikës, do të ishte momenti i duhur për të marrë një reputacion të ri, që nuk ka folur ende për një sistem zgjedhor të ri.

As opozita reale nuk ka folur për një sistem të ri zgjedhor që të garantohet referendumi. Në atë shesh ne mund të kishim patur votat e një referendumi në shesh. Presidenti i Republikës nuk e përfitoi situatën. Ai tubimi i djeshëm ishte imponim i vullnetit popullor për të thënë se ne po na soset durimi.

Unë nuk besoj te Meta si individ. Nëse ai do të di ta kanalizojë në këto momente, dhe do flasi për një sistem zgjedhor ku njerëzit të mund të shprehin vullnetin e tyre popullor te individi, Presidenti e ka në dorë. Edhe mekanizmi i shpërndarjes së parlamentit do të ishte ilegjitim. Presidenti do të bënte shkelje kushtetuese, dhe do të legjitimonte atë komisionin hetimor. Pozitë-opozitë kanë marrë flamurin e Kushtetutës për të mbrojtur pozitat e tyre.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV