Maqedoni e Veriut-Kosovë, FFM ndalon shitjen e biletave për qytetet me shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë, e cila është e vlefshme për fazën e play-off në Ligën e Kombeve.

Ky takim do të zhvillohet më 26 mars në stadiumin e Shkupit, ndërsa i çuditshëm është fakti se biletat mund të gjenden kudo, përveçse në qytetet ku jetojnë shqiptarë si në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Strugë.

FFM si duket ka marrë këtë vendim nga frika se në stadium mund të jenë më shumë shqiptarë se sa maqedonas. Madje mbi të gjitha theksohet se çdo biletë do të jetë e personalizuar, teksa 1 person mund të blejë vetëm 1 biletë me 1 mjet identifikimi.

–  Biletaria e Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00)

–  T.A. Globus – Ohër

–  T.A. Bran – Prilep

–  Kafe Bar “Koncept” – Strumicë

–  Simbol Kafe – Shtip

–  Literatura – Manastir

–  Kiosk Korzo – Negotinë

–  Uni Son – Veles

–  Tobako Leni  – Gjevgjeli

–  Libero Travel – Koçani

Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të kushtojnë nga 300 dhe 400 denarëve./Fjala.al/

Të fundit

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Lajme të tjera

Web TV