Bashkë për 60 vite, i ndan coronaviusi. Historia që po ‘prek’ botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e Gene, 89-vjeç dhe bashkëshortes së tij Dorothy, 88-vjeçe na ka prekur të gjithëve. Gene Campbell është shtruar në Spitalin Qendrorë të Uashingtonit, pasi është diagnostikuar me coronavirusin e ri, Covid-19.

Gene dhe gruaja e tij Dorothy që kur u martuan para 60-viteve nuk janë ndarë asnjë moment nga njëri tjetri. Por coronavirusi i ri e ka detyruar Gene të karantinohet në një shtëpi të moshuarish, ku dhe po kurohet.

Dorothy, 88-vjeçe edhe pse e pa fuqishme për të ecur e viziton çdo ditë të shoqin e saj. E shoqëruar nga djali i saj ajo afrohet me vështirësi drejt dhomës ku i shoqi i saj qëndron dhe vendos njërën dorën në dritare që të jetë sa më afër. E vetmja mënyrë për të komunikuar duket se është vetëm përmes telefonit.

Shumë afër dhe shumë larg njëkohësisht, zemërthyer, Dorothy largohet nga dritarja drejt makinës. Një histori dashurie dhe shprese në kohën e koronavirusit.

Coronavirusi i ri , Covid-19 u ka marrë jetën 3.200 njerëzve në të gjithë botën dhe rreth 100.000 të tjerë janë infektuar. Kina, vendi ku coronavirusi shpërtheu në dhjetor të 2019 ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve dhe njerëzve të infektuar. Gjendja alarmante paraqitet Korenë e Jugut dhe Itali të cilat kanë indetifikuar me mijëra persona të infektuar.

Shtetet e Bashkuara raportojnë 164 persona të infektuar, 11 vdekje dhe 19 persona të shëruar nga coronavirusi. /Fjala.al

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV