Ilir Meta kërcënoi me shpërndarjen e Parlamentit/Gramoz Ruçi: Të vijë të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka reaguar për herë të parë pas ultimatumit të presidentit për shpërndarjen e parlamentit.

Duke iu referuar deklaratës së Presidentit Meta se nëse qeveria nuk merr parasysh dekretin e tij për ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas 15 marsit do të shkojë në Parlament dhe do të firmosë aty brenda shpërndarjen e institucionit ligjvënës, Ruçi tha me ironi se Meta e ka derën të hapur dhe se e mirëpret sa herë të dojë të vizitojë Parlamentin.

Si kryetar i parlamentit them se kemi në fokus hapjen e negociatave, reformën në drejtësi dhe transparencë për fondet e Konferencës së Donatorëve. Secili institucion është legjitim në vendimet që merr, edhe presidenti në dekretet që miraton ose kthen. I tillë është edhe me dy dekretet e fundit, që Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes, brenda afateve. Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin. Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”, tha Ruçi gjatë konferencës për shtyp me homologun austriak, Wolfgang Sobotka.

Kriza Meta-Rama a rrezikon negociatat?
Sobotka: Ka dyshim që sa i përket procesit të integrimit është e nevojshme të ketë përfaqësim të unifikuar. Mesa jam në dijeni unë kjo është bërë me përpjekje maksimale që në janar, ku janë bërë ca marrëveshje. Problemet mes qeverisë dhe opozitës i kanë të gjitha shtetet, por kur bëhet fjalë për një çështje me rëndësi kombëtare patjetër që të dyja palët do gjejnë rrugën e duhur, ashtu siç shpresoj se do e gjejnë edhe në Shqipëri. Parlamentet janë vende dialogu, edhe ngrihen zërat, por e rëndësishme është të mos cenohen të drejtat parlamentare.

Lexo edhe :  Situata kritike me zjarret/ Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit!

Keni diskutuar me Metën për këtë përplasje?
Sobotka: Sot kam takim edhe me presidentin. Është traditë e mirë që kur ke këndvështrime të ndryshme të ulesh dhe t’i diskutosh ato dhe të gjesh një zgjidhje të mirë për njerëzit. Ne si politikanë duhet të kemi vetëm një synim të qartë: përmirësimi i standardeve të atyre që na kanë zgjedhur. Gjithçka duhet bazuar në Kushtetutë dhe te rruga e përbashkët me baza dhe pikëpamje demokratike. Populli është sovran dhe ai zgjedh përfaqësuesit e tij në Parlament. Kjo gjë duhet pasur gjithmonë parasysh dhe atëherë do të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Nëse konfliktet bëhen publike, askush s’ka të mira.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV