Katundi i Botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erl Kodra/Për çudi, ky është kujtimi i parë i jetës time; dielli i kuqërremtë që fshihej pas malit, dhe unë krejt i vogël, ndoshta një fëmijë 3 vjeç, që mendoja se çfarë ka përtej, përtej majës së malit, pastaj më përtej akoma, domethënë, më përtej se përtej asaj çfarë po mendoja në atë çast. Kjo dilemë u zgjidh me kohë brenda meje, për të ngritur dilema të reja, si një sfidë e ekzistencës. Sepse, unë jam një provë, bashkë me 7.7 miliard qeniet njerëzore të planetit Tokë.

Covid-19, njëlloj gjëje mikroskopike, është kthyer në kërcënimin më të madh për banorët e planetit. Edhe më herët bota ka njohur epidemi të mëdha, por si asnjëherë më parë, banorët e planetit nuk janë gjendur para një sfide të tillë me shumë të panjohura.

Historia që njohim (ajo që na është servirur) është kjo: Në një qytet të Kinës, nga një treg ilegal i kafshëve të egra, shpërtheu një virus i ri i rrugëve respiratore, i panjohur më parë, që më vonë u quajt Covid-19. Megjithë përpjekjet e mëdha të një super shteti komunist, me fuqi të mëdha ekonomike, që nuk shqetësohet shumë për të drejtat e njeriut, nuk qe e mundur parandalimi i përhapjes së virusit të ri, që me gjasë, deri tani ka infektuar shumicën e vendeve të planetit Tokë.

E pra, Covid-19 është kaq i panjohur dhe i frikshëm!

E panjohura po sillet rrotull, dhe ne nuk jemi në gjendje të përballojmë ankthin se çfarë mund të ndodhë me ne, cila mund të jetë e nesërmja, e pasnesërmja. Masat e marra duket se nuk po funksionojnë. As politika nuk po funksionon.  Mirë, a të flasim pak për politikën, meqenëse ajo përcakton fatin tonë?

Lexo edhe :  Opozita është moral

Shtetet sovrane, domethënë ato kombe që sot dominojnë racën njerëzore nuk qenë të imunizuara nga ky virus i poshtër. Covid-19 kaloi porte, aeroporte, dogana, kontrolle policore, kontrolle mjekësore, karantina, dete, oqeane, fusha, male, pyje, lumenj, shkretëtira. Covid-19 sot është kërcënimi i madh për jetën, por mbi të gjitha për ekonominë botërore.

Megjithatë, Covid-19 është vetëm një ndër format e ekzistencës tonë; që konfirmojnë rrumbullakësinë e planetit, ndërvarësinë tonë komplekse, ekonominë globale, financat globale, internetin global, IPhone global, pabarazinë globale, pamundësinë globale, paditurinë globale, të mirën dhe të keqen tonë, që e ndajmë globalisht.

Ne jetojmë në një hapësirë të kufizuar, që dikur ishte e madhe, por që me zhvillimet teknologjike është bërë më e vogël. Banorët e Tokës që lëvizin në të njëjtën hapësirë, mbartin ide, ideologji, dije, teknologji, financa, ekonomi, kriza politike, ekonomike dhe viruse.

Kjo është Toka që njohim sot, një Katund.

Mundet, që në ditët që do të vijnë, secili prej nesh do të jetë i prekur prej Covid-19, duke përfshirë edhe veten time.

Një grimë e vogël, e diktuar nga rrethanat rastësore, mundet të ndajë fatin tonë individual. Shumica absolute me siguri do të mbijetojë, por pas kësaj, diçka duhet të ndryshojë përfundimisht në sjelljen njerëzore; – më në fund, duhet të kuptojmë se globalizmi nuk është një teori, por një realitet global.

Në këtë kuptim, banorët e planetit Tokë duhet të ndërtojnë forma të reja mbijetese, forma të tjera bashkëpunimi, në politikë, ekonomi dhe financë, përndryshe, mbijetesa e species tonë do të vihet seriozisht në pikëpyetje.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV