Koronavirusi/Rama sulmon Ilir Metën: S’ka vend në botë që të ketë disa task-forca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar indirekt presidentin Ilir Meta mbi ngritjen e task-forcës në presidencë ndaj koronavirusit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat mbi situatën emergjente të krijuar nga koronavirusi Rama theksoi se nuk ka vend në botë që të ngrejë disa task-forca mbi situatat emergjente siç është përballja me koronavirusin.

Task-forca opozitare, u përsëris ekspertëve që e përbëjnë, a nuk i tha të nderuarit kryetarit të opozitës ta shohim një herë këtë shtëpi ushtarake. Gjithë bota u thotë familjarëve dhe qytetarëve mos u afroni sepse mund ta merrni koronavirusin. Nuk ka vend në planet që task-forca të merret me këto punë.  Nuk ka vend në botë që ngre disa task-forca. Shtëpia e ushtarakëve është gati, vendimi është marrë, për çdo rast. Nuk jemi Kina sepse dhe po të jemi nuk do i hedhim se i kemi si kokrrat e orizit.  Ftesa ime është, ejani dhe ta përballojmë së bashku këtë situatë dhe nuk ka nevojë për task-forca. Po lëndoni zemrën dhe helmoni mendjen e një populli të tërë duke thënë se janë shpërndarë 1.2 milion maska të dëmshme. Ftesa është shumë e sinqertë dhe nuk kam ndërmend të kthej përgjigje të tilla. Përveç nesh shfaqen monstruozitete të tilla , që uroj mos të ndodhin. Papërgjegjshmëria vret. Më vjen mirë që task-forcat përshëndesin personelin shëndetësor”, u shpreh Rama.

Ndërkaq, një ditë më parë presidenti Ilir Meta lajmëroi se në Presidencë është ngritur task-forca e cila ofron ndihmë për të gjitha ata që nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor nga strukturat shtetërore.

LEXO EDHE:

Koronavirusi/Ilir Meta ngre task-forcën: Po s’morët mjekim, na bëni telefon

Të fundit

Vetëvrasje nga bullizimi? Pista kryesore e hetimit për vetëflijimin e një 17 vjeçareje

Ersi Meçollari 17 vjeç, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës i dha fund jetës...

Kredia për turizmin, në nivel rekord, arriti në 12.8 miliard lekë në vitin 2024

Për zgjerim biznesi, likuiditet por dhe blerje pajisjesh, ecuria pozitive e sektorit të turizmit në 2024, i nxiti bizneset në vend të paraqiten më...

“Travel Awaits”: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të njohur: Greqinë, shkruan Tay Belgeri...

Akrepat që të numërojnë ditët! Ora e “vdekjes” nga Inteligjenca Artificiale bën “kërdinë”

Një "ore vdekjeje" e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale ka rrëmbyer interesin e një numri të madh njerëzish. Kjo orë pretendon se mund të parashikojë...

Zbulimi makabër në shpellën e Kanibalëve

Një studim i publikuar në Scientific Reports ka zbuluar histori makabër në shpellën Maszycka në Poloni: dëshmi e kanibalizmit që daton rreth 18,000 vjet më parë, gjatë...

Lajme të tjera

Web TV