Koronavirusi/ Vdes 73-vjeçarja në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. 73-vjeçarja që ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit dhe që ndodhej e shtruar në spitalin e Durrësit nuk ka mundur që të udhëtojë në drejtim të Tiranës. Mësohet se ajo kishte hipur në ambulancë, por mjekët e kanë kthyer pasi sipas tyre nuk mund ta përballonte dot udhëtimin.

Ditën e djeshme nga analiza u konfirmua se gruaja ishte e infektuar me koronavirus, ndërkohë shtohet se viktima vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ajo ndodhej në gjendje të rëndë në reanimacionin e Durrësit, ku ka qenë për vizitë që prej 3 marsit me simptoma gripi, ndërsa ishte e shtruar në gjendje të rëndë para 7 ditëve. Gruaja kishte qenë në Bolonja të Italisë dhe shkoi vetë në spital.

Gruaja e infektuar me koronavirus kishte qenë në kontakt të vazhduar me mjekët, infermierë dhe të Durrësit,por edhe me pacientët e tjerë si dhe familjarë të saj e të personave që ndodheshin të shtruar. Ndërkohë iu janë bërë analizat 30 mjekëve dhe infermierëve që kanë pasur kontakt me 73-vjeçaren.

Ndërkohë aktualisht janë të konfirmuar 11 persona të tjerë të prekur nga koronavirusi, Covid-19./Fjala.al/

Të fundit

“Format i degjeneruar prej kohësh”: Florjan Binaj shpërthen ndaj BBVA

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar ashpër në lidhje me...

Një Lider Vizionar për UNESCO-n: Pse Shqipëria duhet të mbështesë Dr. Khaled El-Enany

Nga Arben Cici. Drejtor, Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Të mërkurën, më 9 prill 2025, Bordi Ekzekutiv...

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-arbitrtin dhe vëzhguesin e...

PL: Shëndetësia është në krizë, do dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

Në një deklaratë për shtyp, Ymeri tha se shëndetësia shqiptare ndodhet në krizë, jo vetëm krizë mjekësore, por krizë besimi dhe funksioni. Duke folur...

Humbi të birin 16 vite më parë, aktori i njohur rrëqeth me dedikimin në ditëlindjen e tij

13 Prilli ishte një ditë e trishtë për John Travoltën , pasi nëse djali i tij Jett, i cili vdiq në 2009, do të...

Lajme të tjera

Web TV