OBSH e shpalli koronavirusin pandemi/ Po çfarë do të thotë kjo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli koronavirusin e ri pandemi. Ky është një moment gjerësisht simbolik, për shkak se shtetet duhet të vijojnë të ndërmarrin të njëjtat masa si ishin rekomanduar të ndërmerrnin para se OBSH të përdorte termin më të frikshëm në terminologjinë e saj.  “Pandemia nuk është një fjalë që mund të përdoret me lehtësi apo pa kujdes”.

Megjithatë ai shtoi se të gjitha vendet janë ende në kohë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve përmes masave parandaluese apo ngadalësuese të përhapjes së sëmundjes.

Po çfarë është pandemia?

Ky është përkufizimi i OBSH-së: Pandemia është një përhapje e një sëmundjeje të re në shkallë botërore. Një pandemi gripi ndodh kur një virus i ri gripi shfaqet dhe përhapet nëpër botë ndërkohë që shumica e njerëzve nuk kanë imunitet prej tij. Viruset që kanë shkaktuar pandemi në të shkuarën zakonisht kanë pasur origjinë nga gripet e kafshëve.

Disa aspekte të pandemisë së gripit mund të jenë të ngjashme me gripin sezonal ndërsa karakteristikat e tjera mund të jenë shumë të ndryshme. Për shembull, si gripi sezonal ashtu edhe ai pandemik mund të shkaktojë infeksione në të gjitha grupmoshat dhe shumica e rasteve do të rezultojë në sëmundje të kufizuara në të cilat personi merr veten plotësisht pa trajtim mjekësor. Por nga ana tjetër, zakonisht gripi i stinës shkakton shumicën e vdekjeve mes të moshuarve ndërsa raste të tjera të rënda ndodhin më së shumti mes njerëzve me kushte të tjera mjekësore.

Ndryshe nga kjo, pandemia H1N1 shkaktoi sëmundje më të rëndë dhe më fatale mes më të rinjve, si mes atyre me kushte të tjera kronike ashtu edhe mes personave të shëndetshëm dhe shkaktoi më shumë raste pneumonie virale se sa shikohet zakonisht në gripin sezonal.

Lexo edhe :  Trump 'ngrin' tarifat doganore për 90 ditë, përjashton Kinën

Si për gripin sezonal ashtu edhe për atë pandemik, numri total i njerëzve që sëmuren rëndë mund të jetë i ndryshëm. Gjithsesi, impakti apo rëndesa ka tendencë të jetë më e lartë te pandemitë, pjesërisht për shkak se një numër shumë më i madh njerëzish nuk ka imunitet paraprak ndaj virusit të ri. Kur një pjesë e madhe e popullsisë infektohet, edhe nëse pjesa e atyre që infektohen dhe që zhvillojnë sëmundje të rëndë është e vogël, sërish rastet e rënda mund të jenë goxha të numërta.

Si për gripin sezonal ashtu edhe për atë pandemik, kulmi pritet të ndodhë në sezonin e zakonshëm të gripit. (Në zonat me klimë të ftohtë kjo zakonisht ndodh në muajt e dimrit). Por siç kemi parë me pandeminë H1N1, pandemitë mund të kenë tipare të pazakonta epidemiologjike dhe shpërthime të mëdha mund të ndodhin edhe në muajt e verës. /BIRN/

Të fundit

Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, për Shkodrën 2030 në BE

Benet Beci Të nderuar miq, Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit.  Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate,...

“Nuk u riktheva për post apo luks”, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

“Nuk jam kthyer për post apo luks”, kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin Kuvendit Kombëtar ku prezantoi programin qeverisës. Lideri i...

“Programi i PD, aq i mirë sa PS e vodhi”, Berisha: Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhone!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve gjatë Kuvendit Kombëtar të...

Trump përjashton celularët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

Administrata e Presidentit Donald Trump ka përjashtuar telefonat inteligjentë dhe kompjuterët nga tarifat reciproke të vendosura për importet kineze. Masa vjen pas shqetësimeve nga kompanitë...

“Do sjellim një qeveri të dhembshur”, Noka: Socialistët hodhën Vallen e Hajdutëve

Flamur Noka ishte demokrati i radhës që foli për ofertën me të cilën demokratët synojnë të marrin pushtetin më 11 maj. Teksa deklaroi se qeveria...

Lajme të tjera

Web TV