Vdekja e gruas nga koronavirusi, familjarët: Mjekët e dinin që ishte kthyer nga Italia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 73 vjeçare në Durrës është viktima e parë në Shqipëri nga koronavirusi. Ajo vuante edhe sëmundje të tjera si Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Përpara se ngjarja të ndodhte, në media u raportua se e moshuara nuk kishte njoftuar mjekët se ishte rikthyer nga Italia, çka ka ngritur dyshimet se tashmë është infektuar edhe një numër jo i vogël i stafit të spitalit.

Megjithatë, familjarët e viktimës e konsiderojnë të gënjeshtërt këtë pretendim pasi, sipas tyre, mjekët shqiptarë ishin në dijeni të faktit që gruaja kishte qënë në Itali dhe kjo ishte shkruajtur edhe në kartelën mjekësore.

“Doktorët e kanë ditur shumë mirë që ka qenë në Itali, i kanë parë të gjitha letrat . Thanë që kishte nevojë për oksigjen, nëna ka një vit e gjysmë që ka pasur probleme me frymëmarrjen”, u shpreh e afërmja për ‘Fax News’.

Raportohet dy mjekë dhe katër infermierë të spitalit të Durrësit janë vetëizoluar.

Numri zyrtar i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë është 11.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV