Shokuese/ I infektuari i Fierit ishte me të njëjtin avion me viktimën e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar për njërin nga personat e konfirmuar me koronavirusin e ri Covid-19.

Bëhet fjalë për një 66-vjecar nga qyteti i Fierit, i cili kishte udhëtuar më herët në Itali. Dosja.al raporton se 66-vjecari ka udhëtuar nga Italia drejt Shqipërisë në të njëjtin avion me 73-vjecaren nga Durrësi, viktimën e parë.

Pasi ka zbritur nga avioni, ai ka marrë një furgon të linjës Tiranë-Fier në terminalin e autobusëve ku ndodheshin dhjetëra persona dhe ka shkuar në Fier. Atje, mësohet se ka shkuar edhe në bashkinë e qytetit dhe ka zhvilluar disa takime me zyrtarë atje.

I infektuari i Fierit ishte me të njëjtin avion me viktimën e Durrësit

Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste. Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457./Dosja.al

 

Të fundit

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Lajme të tjera

Web TV