Frika nga infektimi me COVID-19ka bërë që njerëzit të mos mund të japin dot as lamtumirën e fundit të afërmve që ndahen nga kjo jetë. Drejtoresha e Agjencisë së Shërbimeve Funerale pranë Bashkisë Tiranë, Rajmonda Shino tregon për “Panorama” se njerëzit janë përcjellë për në banesën e fundit me pjesëmarrje dhe ritual minimalist. Sipas saj, numri i vdekjeve është i përafërt me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm ditën e sotme në Tiranë janë regjistruar 14 raste” ka dekalruar Shino.
Mirëpo, duke iu referuar edhe disa njoftimeve që janë parë të publikuara dy ditëve të fundit, pra dje dhe sot, shihet se si një pjesëtar i familjes iu kërkon publikisht të gjithë njerëzve të afërt që të ruajnë rregullat dhe të mos takohen apo të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin. Madje është parë që vetë familjarët kanë kërkuar që ngushëllimet të lihen për një kohë tjetër pasi duhet të zbatohen të gjitha normat që ka vendosur Organizata Botërore e Shëndetësisë në këtë periudhë epidemie të frikshme.
Por duke iu referuar masave shtrënguese që janë marrë në lidhje me përhapjen e virusit COVID-19 në vendin tonë, atëherë janë dhënë urdhëra që duhen të ndërmerren dhe të zbatohen edhe nga bashkitë në raste cermonish mortore por edhe ndonjë celebrimi martese, ku është e ndaluar të jetë kush tjetër në cermoni veç dy dëshmitarëve dhe çiftit.
Në fakt janë dy raste ku pretendohet se pacientë të infektuar kanë shkuar në ceremoni mortore dhe kanë infektuar edhe persona të tjerë, ndërkohë që në lidhje me pacientin zero, djalin e biznesmenit pukjan, ende nuk bëhet me dije se si ka mundur të jetojë me virusin për më shumë se dy javë pa u pikasur nga autoritetet, teksa ka mundur të infektojë edhe të atin dhe më pas zinxhir, disa persona të tjerë. Megjithatë, rastet e vdekjeve në këtë kohë frikë dhe paniku nga virusi janë konsideruar një problem shtesë i situatës së rëndë edhe në Itali. n.k/Fjala.al