FMN: Covid-19 goditja e dytë për ekonominë shqiptare, do ngadalësojë ecurinë e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa në Shqipëri është duke u shtuar numri i të prekurve me koronavirusin e ri, Covid-19, ekipi i fondit monetarë ndërkombëtar ka diskutuar në distancë me autoritetet shqiptare.

FMN ka publikuar deklaratën në të cilën thotë se ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet si pasojë e Covid-19, por ajo thotë se është herët për të pasur vlerësime në shifra se sa do të jet shkalla e ngadalësimit.

“Perspektiva afatshkurtër për ekonominë shqiptare ka ndryshuar në tre muajt e fundit. Për më tepër, shpërthimi i fundit global i koronavirusit (COVID-19) pritet të ngadalësojë rritjen ekonomike më tej në vitin 2020.Shkalla e ngadalësimit është tejet e paqartë në këtë moment,do të jenë të nevojshme politika për të mbrojtur njerëzit gjatë shpërthimit të COVID-19 duke siguruar që sektori shëndetësor të ketë burime të mjaftueshme dhe duke mbështetur më të prekurit”

Covid-19 eshte goditja e dytë që merr ekonomia shqiptare pas tërmetit të 26 nëntorit. Fondi Monetarë Ndërkombëtarë deklaronë se është e rëndësishme që projektet e rindërtimit të jenë sa më transparente.

“Do të jetë e rëndësishme të sigurohet që projektet e rindërtimit të administrohen në mënyrë transparente, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, dhe të kenë përparësi më të rrezikuarit”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon të bëhet kujdes me amnistinë fiskale.FMN thotë se programe të tilla krijojnë favore fiskale për përfituesit kundrejt atyre që kanë paguar taksat rregullisht. Për më tepër fillimisht duhet të krijohen sisteme efektive për të zbuluar evazionin dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV