Rama: Do të ndalojmë frekuentimet në parkun e liqenit të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka konfirmuar këtë të shtunë 38 persona të prekur me koronavirusin e ri , Covid-19. Qeveria ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e koroanvirusit, duke izoluar disa qytete kryesore në Shqipëri.

Një ndër masat e marra ditën e sotme është edhe ndalimi i frekuentimit të parqeve rekreative. Kjo masë do të vlej jo vetëm për parkun e liqenit të Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë.

“Mund ti mbajmë dritaret hapur për ajrosjen e të fikim kondicionerët. Po kjo nuk do të thotë të dalim xhiro, si dje apo sot, ku kishte mjaftueshëm njerëz për të cënuar rregullat, apo buz liqenit në Shkodër ku mbrëmë ishte si kohë pushimesh.

Nuk kemi kohë të vijojmë me sensibilizime, ndaj do ndalojmë frekuentimin në zonën e liqenit dhe në parqet reakreative.

Sot kemi 38 të prekur, dy prej tyre një reanimacion. Më e keqja s‘ka ardhur akoma. Nuk dua t’ju fusë frikën, por duhet t’ju informoj. Nuk ju them asgjë të pakonsultuar me ekspertët. Para komunikimit marr miratimin e tyre. E vërteta është përgjegjësi parësore, ndaj përhapja e koronës është e pashmangshme.

Pavarësisht se shifrat nga Merkel e Boris Johson duken alarmante, duhet kuptuar thelbi. Virusi prek shumë, pavrësisht nga masat, por duhet ngulitur se shumica do e kalojnë pa asnjë shenjë, e dyta, shumica do e kalojnë në shpi, e treta shumica e atyre që do bëhen për spital do shërohen. Masat shtrënguese janë të domosdoshme, sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri I atyre që do bëhen për spital do jetë shumë më i madh se sa shtretërit e këtë problem e kanë të gjithë”- u shpreh Rama në “video-mesazhin” nga shtëpia e tij./Fjala.al

Të fundit

ZYRTARE/ Manaj befason me zgjedhjen e klubit të ri

Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Manaj ka firmosur për dy vite me ekipin e Emirateve të Bashkuara...

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, KAS shqyrton sot ankimin e Lapajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet që futi në sherr drejtuesit...

Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Andrew Davies, menaxher projekti për ekspozitën e “Doctor Who”, po udhëton drejt Zelandës së Re kur shohin diçka që do të kujtojë jetën. Fluturimi i...

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. Disa shtete, përfshirë SHBA-në dhe...

Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të shfaqen në pjesë të tjera

Valët e cunamit kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, me valët e para që kanë arritur në brigjet e Hawaiit, sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV