Një video humoristike e montuar nga shqiptarët për kryeministrin është pritur me humor dhe batuta nga Edi Rama.
Videon që po qarkullon në rrjet, Rama ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se do të kishte dashur të ndante edhe shumë të tjera.
Krahas videos, me nota humori, Rama shkruan se nuk e mbante dot këtë ‘perlë’.
“EDI JAM Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë,”– shkruan kryeministri.