Gruaja del në pazar mes koronavirusit: Ne shkodranët jemi malësorë, jemi racë e fortë. S’na gjen gjë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht masave dhe thirrje nga qeveria për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të shmangur daljet në publik, ka nga ata që e kanë sfiduar këtë apel duke dalë edhe në ambiente ku grumbullohen njerëzit, siç janë edhe tregjet e qyteteve.

Një rast i tillë vjen nga qyteti i Shkodrës, ku një grua e moshuar, që i përket edhe kategorisë që preket më shumë nga koronavirusi thotë se nuk ka aspak frikë nga Covid-19.

Madje sipas saj, thirrja e qeverisë që njerëzit të izolohen në shtëpi është një apel krejt i gabuar.

Sipas qytetares, koronavirusi prek vetëm njerëzit e këqij dhe jo shkodranët të cilët sipas saj janë njerëz të fortë dhe malësorë.

Për çfarë me pas frikë. Ne shkodranët jemi gur, jemi malësorë,  racë e fortë. Koronavirusi iu bie atyre që janë të liq, dhe kanë bërë gurgule, kanë mbyllur njerëzit brenda. As mos kini hiç frikë prej kësaj pune. Unë s’kam frikë hiç”, shprehet qytetarja për mediat lokale.

Ndërkaq, numri i të prekurve nga koronavirusi deri më tani në Shqipëri ka arritur në 42, ndërsa ka humbur jetën vetëm 71-vjeçare në spitalin e Durrësit disa ditë më parë pasi ishte kthyer nga Italia./Fjala.al/

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV