Koronavirusi/ Ja çfarë i ndodh trupit gjatë vetë-izolimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndrimi i gjatë në shtëpi, mungesa e aktivitetit fizik dhe reduktimi i marrëdhënieve sociale jep pasoja të dukshme në trupin dhe mendjen tonë.

Mungesa e ecjes apo aktiviteteve të tjera fizike ndikon shumë në shëndetin tonë mendor.

Kjo shpjegon pse tani (ose në ditët në vazhdim) ndiheni në trishtuar, acaroheni lehtësisht apo keni herë pas here ndjesi të pakëndshme që ju duket sikur erdhën nga asgjëja.

Mjaftojnë vetëm 2 javë mungese aktiviteti që masa muskulore e juaja të dobësohet. Madje, studimet kanë treguar që obezët që prej kohësh ushtrohen dhe pastaj marrin një muaj pushim, e humbasin të gjithë përmirësimin që mund të kenë marrë gjatë kohës kur merreshin me aerobi.

Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtroheni në ambientet tuaja.

Sigurisht që kjo periudhë e vështirë shoqërohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frikë apo inate. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj kësaj, janë ata që kanë patur apo vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin mendor.

Gjithsesi sa shumë i vuan dikush pasojat e karantinimit, varet edhe nga karakteri i njeriut. Për ekstrovertët, që duan të dalin gjithë kohës dhe të jenë në kontakt me njerëz të tjerë, është më e vështirë se për introvertët, të cilët gjejnë rehat në kolltukun dhe librin e preferuar.

Mos harroni të ushtroheni dhe njëkohësisht të hani mirë, për të forcuar imunitetin dhe për t’u ndjerë energjikë. Për sa i përket përmirësimit të humorit, konsideroni komunikimin virtual. Video call-et dhe mesazhet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV