Barazia gjinore, gratë japoneze në bordin e luftanijeve “Kaga” (foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë që shërbejnë në luftanijet më të mëdha japoneze “Kaga”, janë një grup i shtrënguar në vijën e frontit të një shtytjeje, për të transformuar marinën e vendit në një forcë të përzier gjinore, ku burrat i tejkalojnë ato më shumë se 10 në një.

Fotografitë të realizuara nga Kim Kyung-hoon dhe reporter Tim Kelly për Reuters

Foto 1  Forcat detare të vetëmbrojtjes japoneze po vuajnë efektet e rënies së numrit të lindjeve. Për shkak të popullsisë së plakur vendase, nuk ka burra të mjaftueshëm për ekuipazhet e anijeve luftarake dhe transportuesit e helikopterëve, si “Kaga”, dhe forcat duhet të rekrutojnë për pasojë më shumë gra.

Foto 2 “Gratë në të gjithë botën punojnë në një numër më të madh fushash, dhe unë mendoj se Japonia duhet të jetë pjesë e kësaj”, thotë Akiko Ihara, një nënoficer i marinës, i cili paraqitet si udhërrëfyes për uljen e një SHAH-60K Seahawk në Kuvertën e fluturimit të Kagës.

Foto 3 Përqindja e grave në ekuipazhin prej 450 anëtarësh të Kagës është rreth 9%. Japonia dëshiron që përqindja e grave në të gjithë ushtrinë të rritet në 9% deri në vitin 2030, nga 6% aktualisht.

Foto 4 Detarët shohin një stërvitje zjarri në bordin e “Kaga”-s në Oqeanin Indian.

Foto 5 Ayako Yoneda (djathtas), një zjarrfikëse dhe inxhiniere në Kagë, thotë: “Kur u bashkova 9 vjet më parë, kishte pak gra dhe ndihesha sikur burrat nuk dinin se si të merreshin vesh me ne. Mendoj se burrat tani shohin më shumë gjëra nga perspektiva jonë. Është bërë një vend më i butë”.

Foto 6 Një kuzhiniere femër që përgatit sushit në kuzhinën e anijes.

Foto 7 Marinarët praktikojnë karatenë në hangar.

Foto 8 Japonia ka një nga flotat më të mëdha të botës, me 45.000 anëtarë në ekuipazhe, në më shumë se 100 anije, përfshirë nëndetëset, shkatërruesit dhe transportuesit e helikopterëve.

Lexo edhe :  Mundësi të reja dhe ndryshime dinamike/ Parashikimi i Horoskopit për muajin Mars 2025

Foto 9 Forcat detare të vetëmbrojtjes japoneze, të cilat lejojnë në ekuipazhin e anijeve edhe femrat, tanimë prej një dekade, së shpejti mund të heqin edhe pengesën e fundit të madhe për marinaret femra, atë të të dhënit fund kufizimit nga ushtrimi i detyrës në nëndetëse, thonë burime të Ministrisë së Mbrojtjes.

Foto 10 Ushqime të ndryshme të gatshme në mensë.

Foto 11 “Kaga” ishte në rrugën e saj për në Sri Lanka pas stërvitjeve të kontestuara në Detin e Kinës Jugore, si pjesë e një dislokimi dymujor në ujërat që shtrihen nga Paqësori Perëndimor në Oqeanin Indian.

Foto 12 Autorizuar në vitin 2017, “Kaga” është midis një brezi të ri anijesh, të dizenjuara për të akomoduar për ekipe të përziera, me më shumë tualete dhe dushe, sesa anijet më të vjetra.

Foto 13 Shenjat në hyrje të dhomave të ndara të gjumit, paralajmërojnë mbajtjen larg të meshkujve. Marinarët në brendësi mbajnë bipera elektronikë, që të mund të kontaktohen, duke përdorur tastiera numerike pranë dyerve.

Foto 14 Flota e Japonisë lufton shumë me forcat ajrore por dhe me ushtrinë për të gjetur rekrutë.

Foto 15 Një infermiere femër ndihmon dentistin e anijes.

Foto 16 Yuma Osaki, një lundërtare, përgatitet të godasë, në një kacafytje, në urën e komandimit të “Kaga”-s pasi del nga portet e Xhakartës, Indonezi, për stërvitjet detare në Oqeanin Indian.

Foto 17 Një navigatore femër mban një mbajtëse çelësash Snoopy gjatë stërvitjeve të zakonshme.

Foto 18 Prania e grave në bord ka pasur një përfitim të papritur për burrat, thotë Shefi i Komandës, Yasuharu Tohno, marinari më i vjetër i regjistruar në bord. “Ata rruhen rregullisht dhe hekurosin rrobat e tyre”, thotë Tohno, i cili u bashkua me një flotë ku të gjithë ishin meshkuj, 35 vjet më parë.

Burimi: www.theguardian.com

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

Të fundit

Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen, Policia apel shoferëve për kujdes të shtuar

Mjegulla ka mbuluar aksin nacional në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Policia ndërkohë ka bërë apel...

Demokratët në SHBA kundër Trump: Denigrimi ndaj Zelenskyt ishte i turpshëm, sulm në pritë

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas...

Përfitojnë 730,430 pensionistë/ Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit të Pranverës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit. Në një postim...

Primaret e PD-së/ Vendvotimet në Tiranë, 82 kandidatë në garë

Partia Demokratik mban ditën e sotme votimet në të gjithë vendin për procesin e primareve, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në...

Prokurorët e SHBA në Tiranë, Berisha paralajmëron “ekstradim” për Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e djeshme komentet duke I përqëndruar krysisht nga “zhvillimet në SHBA”. Kreu i demokratëve duke iu referuar...

Lajme të tjera

Web TV