Aeroporti Nënë Tereza njofton anulimin e fluturimeve drejt Turqisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë.
Nga data 19 mars, 2020, ndërpriten fluturimet me Austrian Airlines për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri, Covid-19.
”Nga data 19 Mars 2020, ndërpriten fluturimet me Austrian Airlines.
Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Austrian Airlines ka njoftuar se duke filluar nga data 19 Mars 2020 do të ndërpresë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë.
Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.”, njofton Aeroporti Nënë Tereza.
Ndërsa fluturimet drejt Anglisë do të mbyllen duke filluar nga data 17 mars, 2020 deri në një njoftim të dytë.
“Nga data 17 Mars 2020, ndërpriten fluturimet me Angline
Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së COVID-19, Qeveria Shqiptare ka njoftuar se, në perpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirus (Covid-19) fluturimet për dhe nga Anglia do të ndërpriten duke filluar nga data 17 Mars 2020, deri në një njoftim të dytë
Fluturimet e ditës së sotme nr W9 4465 dhe Ë9 4466 do të operojnë normalisht.”, njofton Aeroporti Nënë Tereza.
Gjithashtu dhe fluturimet drejt Stambollit do të ndërpriten duke filluar nga dara 18 mars, 2020, deri më 30 mars 2020.
“Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020.
Fluturimet e mëngjesit ZB1001 dhe ZB1002 do të operojnë normalisht sipas orareve të përcaktuara.
Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.“,
Këto janë disa nga masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Covid-19, ndërkohë që në Shqipëri këtë të hënë janë konfirmuar 51 të infektuar./Fjala.al