New York City ka mbyllur më në fund shkollat, restorante, baret dhe vendet e tjera publike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Lidhur me këtë vendim, kryetari i baskisë Bill de Blasio tha se ai vendosi të veprojë sepse qyteti po përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë.
“Ne duhet t’i përgjigjemi me një mentalitet të kohës së luftës”, u shpreh kryebashkiaku.
New York City, popullsia e të cilit është më shumë se tetë milionë banorë, ka regjistruar 5 vdekje deri më tani.
Secila prej viktimave – nga 53 deri në 82 vjeç. SHBA është duke zgjeruar ndalimin e udhëtimit me Evropën, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. Deri tani SHBA ka konfirmuar 69 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 3,774 janë të infektuar.